Kjo shtatore e Mbretëreshës Teuta iu shtua panoramës së Shëngjinit. Me një gjatësi prej 9 metrash e lartë, ajo është vendosur në ballkonin panoramik të qytetit, në aksin Shëngjin–Velipojë, përballë peizazhit të Ranës së Hedhun.
Figura e Mbretëreshës Ilire është menduar të jetë jo vetëm një vepër monumentale, por edhe një pikë e re interesi për vizitorët që mbërrijnë në këtë pjesë të bregdetit.
Vendosja e saj u shoqërua me një ceremoni, ku në qendër ishte figura e Teutës dhe rëndësia e saj në historinë ilire. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Sipas historianit Neritan Ceka, figura të tilla të historisë sonë duhet të marrin vendin që meritojnë, ndërsa Teuta mbetet një personazh i historisë ilire dhe ndër të rrallat e kësaj memorie.
Kryebashkiakët e Lezhës dhe Shkodrës, Pjerin Ndreu dhe Benet Beci, e cilësuan shtatoren një vlerë që lidh historinë me të tashmen, duke e parë atë edhe si një mundësi të re për promovimin turistik të kësaj zone.
Shtatorja është vepër e skulptorit Julian Muçollari dhe është realizuar falë donacioneve të mbledhura nga qytetarë.
Nga sot, figura monumentale e Mbretëreshës Teuta i shtohet peizazhit të Shëngjinit, duke synuar të kthehet në një tjetër pikë tërheqëse për vizitorët që zgjedhin këtë zonë të bregdetit shqiptar.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet benet beciLezhëPjerin Ndreushengjinvelipoje
