Lajme Zone
Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Aksion për lirimin e Parkut të Liqenit nga ndërtimet pa leje, Bashkia e Tiranës aksion për prishjen e godinës shumëkatëshe

Aksioni i ndërmarrë sot nga IMT Tiranë, është në vazhdën e disa aksioneve të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës gjatë ditëve të fundit, për lirimin e hapësirave publike.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur sot një objekt katërkatësh pa leje në zonën e Liqenit të Tiranës, duke ekzekutuar vendimin pas përfundimit të një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se tetë vite. Objekti ishte konstatuar në vitin 2018 dhe sipas IMT së Bashkisë Tiranë, ishte pa dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor dhe ishte skualifikuar edhe nga procesi i legalizimit. IMT nxori vendimin për prishjen e tij më 22 janar 2018, por pronari, Myslym Sina, e kundërshtoi vendimin në gjykatë. LEXO edhe...Shqipëri–Japoni, forcim i dialogut dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzoi kërkesëpadinë e pronarit. Më 24 qershor 2026, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi këtë vendim, duke i hapur rrugë ekzekutimit të vendimit të IMT-së pas komunikimit të tij. Ndërhyrja e sotme liron një pjesë të Parkut të Liqenit të Tiranës nga një ndërtim pa leje. Bashkia e Tiranës njofton se do të vijojë zbatimin e vendimeve për mbrojtjen e territorit dhe të hapësirave të gjelbra të qytetit. R.Xh/ReportTv.al Tirane bashkia tirane ndërtimet pa leje parku i liqenit Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 27.9% Të gabuar 65.6% Nuk e di 6.5% Vota total: 675 Sondazhi i ditës: Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?