Lajme Zone
“Heqja e non gratës për Dodik skandal”/ Akuza të forta nga Kongresi: Njerëzit e Trump po bëjnë miliarda në Ballkan
PolitikëPamfleti

“Heqja e non gratës për Dodik skandal”/ Akuza të forta nga Kongresi: Njerëzit e Trump po bëjnë miliarda në Ballkan

Demokrati Bill Keating, anëtari më i lartë i pakicës në Nënkomisionin për Europën, ngriti akuza për marrëveshje që, sipas tij, po favorizojnë njerëz me lidhje personale dhe politike me Presidentin Donald Trump.

Bill Keating Gjatë seancës dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Dhomën e Përfaqësuesve, demokrati Bill Keating akuzoi persona të lidhur me Presidentin Donald Trump se po përdorin lidhjet me Shtëpinë e Bardhë për interesa private në rajon. Ai përmendi marrëveshjet e Jared Kushner në Serbi dhe Shqipëri, ndërsa akuzat kryesore i përqendroi te politika e administratës amerikane në Bosnje-Hercegovinë. Vijon me akuza të forta seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Demokrati Bill Keating, anëtari më i lartë i pakicës në Nënkomisionin për Europën, ngriti akuza për marrëveshje që, sipas tij, po favorizojnë njerëz me lidhje personale dhe politike me Presidentin Donald Trump.

Në deklaratën e tij, Keating e përfshiu drejtpërdrejt edhe Shqipërinë. Ai përmendi Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Trump, dhe projektet e tij të pasurive të paluajtshme në Serbi dhe Shqipëri, duke pretenduar se persona pranë presidentit po përdorin lidhjet me Shtëpinë e Bardhë për të ndjekur interesa private në Ballkan.

“Fatkeqësisht, ndërsa administrata Trump publikisht mbron stabilitetin rajonal, njerëz të lidhur politikisht, aktorë të jashtëm dhe miq të Presidentit po përdorin lidhjet e tyre me Shtëpinë e Bardhë për të ndjekur marrëveshje korruptive në Ballkanin Perëndimor, duke pasuruar veten dhe duke minuar sigurinë e SHBA-së. Dy shembuj të rëndësishëm lidhen me dhëndrin e Presidentit, Jared Kushner. Ndërsa Presidenti Trump e ka ngarkuar Kushnerin të negociojë globalisht me vende, përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, ai ka ndjekur marrëveshje miliarda dollarëshe në pasuri të paluajtshme, fillimisht në Serbi dhe tani në Shqipëri”, deklaroi Keating.

Ligjvënësi demokrat shtoi se një situatë e tillë, nëse do të ndodhte në një vend tjetër, sipas tij do të denoncohej nga zyrtarët amerikanë.

“Nëse kjo lloj përzierjeje e interesit personal do të ndodhte në ndonjë vend të huaj, çdo zyrtar amerikan me gjykim normal do ta denonconte. Shpresoj që kolegët e mi republikanë të bashkohen me mua”, tha ai.

Pjesën kryesore të deklaratës Keating ia kushtoi Bosnje-Hercegovinës. Ai njoftoi publikimin e një raporti me titull “Pay for Play in the Balkans: Hoë the Trump Administration's Bosnia Policy Enriches the President's Personal Allies and Shortchanges the American People”, ku ngrihen akuza për vendimmarrjen e administratës Trump në raport me Bosnjen. SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15 Shtator, 15:48 Keating veçoi dy çështje: heqjen e sanksioneve ndaj liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe projektin e gazsjellësit të Interkoneksionit Jugor.

“Këtë mëngjes publikova një raport të ri, ‘Pay for Play in the Balkans’, i cili dokumenton vendimet e administratës, në veçanti heqjen e sanksioneve afatgjata ndaj liderit separatist serb të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe së dyti, lehtësimin e koncesionit për gazsjellësin e Interkoneksionit Jugor të Bosnjës për një kompani që nuk ka asnjë përvojë në rajon apo në sektorin e energjisë”, deklaroi Keating.

Sipas tij, vendimi i tetorit 2025 për heqjen e Dodikut nga lista e sanksioneve amerikane nuk solli ndryshim në sjelljen e tij, por pati efektin e kundërt.

“Raporti arrin në përfundimin se vendimi i administratës Trump në tetor 2025 për të hequr Milorad Dodikun nga lista nuk e ndryshoi sjelljen e tij. Përkundrazi, heqja e sanksioneve e inkurajoi dhe u mundësoi lobistëve të tij, Rod Blagojevich dhe Michael Flynn, të dy të falur nga Presidenti Trump për veprat e tyre, që të pasuroheshin”, tha kongresmeni.

Keating kërkoi që administrata Trump të rivendosë menjëherë sanksionet ndaj Dodikut, duke iu referuar Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin në Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Kongresi në dhjetor 2025.

“Ligji kërkon që administrata Trump të vendosë sanksione ndaj çdo individi që kërcënon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Dodik po e shkel haptazi këtë legjislacion dhe administrata Trump duhet t’i rivendosë menjëherë sanksionet ndaj tij”, deklaroi Keating.

Akuza për kontratën e gazsjellësit

Akuza edhe më të drejtpërdrejta Keating ngriti për projektin e Interkoneksionit Jugor në Bosnje. Sipas tij, administrata amerikane ka përdorur ndikimin e saj për të favorizuar kompaninë AAFS Infrastructure and Energy LLC, të lidhur me Jesse Binnall dhe Joseph Flynn, ky i fundit vëllai i ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Flynn.

Keating pretendoi se kompania u krijua vetëm katër ditë pasi Ambasada amerikane në Sarajevë kishte folur publikisht për mundësinë që një kompani amerikane të operonte gazsjellësin.

“Më 20 nëntor 2025, Ambasada e SHBA-së në Sarajevë publikoi për herë të parë mundësinë që një kompani amerikane të drejtonte gazsjellësin dhe vetëm katër ditë më vonë, katër ditë, Binnall dhe Flynn krijuan kompaninë e tyre AAFS në Shtetet e Bashkuara. Pesë muaj më vonë, pas konsultimeve të shumta me Departamentin e Shtetit, AAFS u përfshi në legjislacionin boshnjak si e vetmja kompani që mund të merrte kontratën për gazsjellësin”, deklaroi Keating. Ligjvënësi demokrat pretendoi se përzgjedhja lidhet me afërsinë e pronarëve të kompanisë me Trump, duke vënë në pikëpyetje eksperiencën e tyre në sektorin energjetik dhe në Ballkan.

“Unë besoj se kjo ndodhi vetëm për shkak të lidhjeve personale të Binnall dhe Flynn me Presidentin, pasi ata nuk kanë asnjë përvojë në operimin e një gazsjellësi LNG dhe asnjë përvojë në Ballkanin Perëndimor. Ata nuk kanë arsye për të marrë këtë përcaktim me burim të vetëm dhe gazsjellësi i Interkoneksionit Jugor është tepër i rëndësishëm për boshnjakët, për rajonin dhe për interesat amerikane që të lejojmë të vazhdojë kjo situatë”, tha Keating.

Në fund, kongresmeni e lidhi çështjen me interesin financiar që, sipas tij, mund të përfitojnë personat e afërt me administratën.

“Ndërsa amerikanët përballen me vështirësi financiare, Joseph Flynn dhe Jesse Binnall janë në pozicion për të marrë një kontratë prej një miliard dollarësh për një gazsjellës në Bosnje. Rod Blagojevich dhe Michael Flynn, lobistët e Dodikut dhe aleatë politikë të Presidentit, kanë përfituar qindra mijëra dollarë për shkak të lidhjeve të tyre me administratën”, deklaroi Keating.

Duke e mbyllur fjalën, ai tha se seanca duhet të trajtojë jo vetëm këto akuza, por edhe çështjet kryesore strategjike të SHBA-së në rajon, nga prania amerikane në KFOR deri te perspektiva euroatlantike e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa trajtojmë shumë çështje të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, nga vazhdimi i rolit të SHBA-së në KFOR-in e NATO-s deri te rëndësia e mbështetjes së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO, shpresoj gjithashtu që dëshmitarët tanë të hedhin dritë mbi këto dy vendime në Bosnje, të cilat qartësisht bien ndesh me interesat tona”, përfi Keating.bill keating kongre shba dash Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”! 15 Shtator 2026, 15:4815:48Politike Gjykata e Lartë nuk liroi Veliajn, Rama: E lanë Tiranën pa kokë, qytetarët paguajnë faturën 15 Shtator 2026, 15:3815:38Politike Përplasje në Komisionin e Ligjeve, Manja i fik mikrofonin kreut të Unionit të Gjyqtarëve 15 Shtator 2026, 15:1215:12Politike Protestat për dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen, qeveria duhet të marrë mesazhin 15 Shtator 2026, 14:5814:58Politike Ngërçi me pagat e magjistratëve, edhe Gjykata e Lartë kundër formulës së PS 15 Shtator 2026, 14:4214:42Politike Rama uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës dhe e fton për vizitë në Shqipëri: Të përshpejtojmë hapat drejt BE-së 15 Shtator 2026, 14:4414:44Politike