Lajme Zone
“Tetori Rozë”/ Rama: Gratë dhe vajzat të bëjnë mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në vend
PolitikëABC News Albania

“Tetori Rozë”/ Rama: Gratë dhe vajzat të bëjnë mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në vend

Kryeminsitri Edi Rama ka bërë një thirrje për gratë dhe vajzat, në kuadër të “Tetorit Rozë”.

Kryeminsitri Edi Rama ka bërë një thirrje për gratë dhe vajzat, në kuadër të “Tetorit Rozë”.

Rama thotë se ato mund ta kryejnë mamografinë falas në poliklinikat dhe spitalet rajonale në vend

“Mirëmëngjes dhe me thirrjen përmes kësaj videoje, në këtë #TetorRozë, për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Muaji tetor, i njohur ndërkombëtarisht si “Tetori Rozë”, është një kohë kur institucionet shëndetësore, organizatat dhe qytetarët bashkohen për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, zbulimit të hershëm dhe trajtimeve efektive të kësaj sëmundjeje./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Edi Ramatetori roze