Lajme Zone
‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

Me nisjen tashmë të Tetorit Rozë, gratë dhe vajzat kanë një kujtesë të përditshme të mos lënë pas dore kontrollet e nevojshme mjekësore që i shërbejnë zbulimit të hershëm dhe trajtimit. Identifikimi i sëmundjes në kohë përmirëson prognozën e shërimit prej saj.

‘Trokitja’ e ditës së parë të tetorit shënon një mesazh të rëndësishëm që shtrihet përgjatë gjithë muajit: ndërgjegjësim për kancerin e gjirit. Me nisjen tashmë të Tetorit Rozë, gratë dhe vajzat kanë një kujtesë të përditshme të mos lënë pas dore kontrollet e nevojshme mjekësore që i shërbejnë zbulimit të hershëm dhe trajtimit. Identifikimi i sëmundjes në kohë përmirëson prognozën e shërimit prej saj. Edhe pse vetëm 5–10% e rasteve të kancerit të gjirit janë të trashëguara, historia familjare e kancerit të gjirit duhet t’i nxisë gratë të ndërmarrin hapa proaktivë për të ulur rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje. LEXO EDHE:Sfidat e nënës së dy vajzave, Ina Balla fitoi ndaj kancerit, 10 vite më pas në luftë për mbijetesë: Kërkoj një shtëpi Faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë moshën e avancuar, obezitetin, aktivitetin e kufizuar fizik, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e disa trajtimeve hormonale pas menopauzës. Është shumë e rëndësishme që gratë e të gjitha moshave të jenë të vetëdijshme për ndryshimet në gjoks përmes vetëkontrollit të rregullt të gjirit dhe ekografive, duke nisur që nga mosha 20 vjeç. Gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin në konsideratë kryerjen e rregullt të mamografisë në qendrat që ofrojnë shërbime depistuese. Kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit te gratë dhe diagnostikimi i hershëm i sëmundjes rrit ndjeshëm mundësitë për shërim. Edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, megjithëse kjo ndodh më rrallë. Ndërgjegjësimi dhe parandalimi i kancerit të gjirit janë të një rëndësie të madhe për të gjithë ne. Fjongoja rozë, simbol i shpresës, forcës dhe solidaritetit, na kujton historinë e çdo beteje të grave që kanë fituar mbi sëmundjen, ato që ende luftojnë dhe kujtimin e atyre që nuk janë më mes nesh. P.J/Shqiptarja.com TAG: tetori roze kanceri i gjirit Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 72.8% Jo 22.7% Jam i/e dyzyuar 4.5% Vota total: 1137 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?