Lajme Zone
Tetë vatra zjarresh aktive/ Ujë me avion në Cikallesh të Kavajës, rrezikohen banesat
Të tjeraABC News Albania

Tetë vatra zjarresh aktive/ Ujë me avion në Cikallesh të Kavajës, rrezikohen banesat

Nga  30 vatra zjarri  që përfshinë vendin në  24 orët e fundit, të premten 8 prej tyre janë ende aktive.   Flakët kanë rënë ne zona me pyje dhe sipas Agjencisë Kombëtare  për Mbrojtjen Civile  po  punohet për  shuarjen e tyre.

Dy helikopterë të Forcave të Armatosura po ndihmojnë zjarrfikësit për të shuarjen e vatrave në tre fshatra të Mallakastrës. Operacioni është përqendruar në terrene të vështira në Riban, Ngraçan dhe Panahor. Nga përllogaritjet paraprake rezulton se zjarret e ditëve të fundit kanë djegur rreth 180 hektarë pyll pishe.

Për shuarjen e flakëve në Dajt po punohet nga toka dhe ajri. 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe punonjës të zonave të mbrojtura po përpiqen të neutralizojnë flakët për shuarjen e të cilave po hedh ujë dhe një helicopter i Forcës Ajrore. Në Cikallesh të Kavajës zjarri mbetet aktiv në terren të vështirë. Rreziku I përhapjes së flakëve pranë zonës së banuar ka bërë që në operacion nga ajri të angazhohet dhe avionic “air tractor” . Ndërsa në tokë zjarrfikësit e Kavajës po ndihmohen dhe nga ato të Rrogozhinës dhe Vorës.

Ndërsa në malin e Dardhës, Mjekës dhe fshatin Shqiponjë të Elbasanit vatrat janë nën kontroll dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë 20 efektivë zjarrfikës me tre automjete po punojnë për shuarjen e zjarrit të riaktivizuar të enjten në Kostren të Beratit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet