Tetë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në aksidente në vendin e punës gjatë muajve të fundit. Përballë kësaj situate, inxhinierja elektrike Pranvera Hysenaj ka ngritur shqetësimin për masat e sigurisë në kompanitë shqiptare. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Hysenaj tha se kompanitë duhet të kenë drejtues të posaçëm për sigurinë në punë. Sipas saj, inxhinierët e trajnuar duhet të përcaktojnë masat e sigurisë, veçanërisht në vendet e punës me rrezik të lartë. Ajo theksoi gjithashtu nevojën për kontrolle periodike për të parandaluar aksidentet. “Pasiguria në punë kushton më shumë se siguria”, u shpreh inxhinierja elektrike. Pranvera Hysenaj, inxhiniere elektrike: Kompanitë duhet të kenë drejtues për sigurinë në punë. Kjo duhet që proceset e punës të jenë sa më të rregullta dhe efikase. Kjo nuk është kosto, por është një investim, që duhet të realizohet, sidomos tashmë që Shqipëria synon të anëtarësohet në BE. Inxhinierët e trajnuar duhet të përcaktojnë masat e sigurisë. Prioritet për sigurinë kanë vendet e punës, ku ka më tepër rrezik. Duhen dhe kontrolle periodike për sigurinë. Pasiguria në punë kushton më shumë se siguria. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: inxhinierja minuta e pare

