Lajme Zone
Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor! Ka ende punë për të bërë
BotëBalkanWeb

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën në Libanin jugor! Ka ende punë për të bërë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar vijimin e operacioneve ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit, duke paralajmëruar njëkohësisht kundërshtarët e Izraelit për pasoja edhe më të rënda në rast të një sulmi të ri. Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite do të vijojë goditjen e objektivave të Hezbollahut në atë që Izraeli e cilëson si “zonë sigurie” në Libanin jugor.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar vijimin e operacioneve ushtarake kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit, duke paralajmëruar njëkohësisht kundërshtarët e Izraelit për pasoja edhe më të rënda në rast të një sulmi të ri. Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite do të vijojë goditjen e objektivave të Hezbollahut në atë që Izraeli e cilëson si “zonë sigurie” në Libanin jugor. Në një deklaratë me video, Netanyahu i përshkroi operacionet e fundit si “një tjetër fitore të madhe ndaj Hezbollahut”, duke pretenduar se janë shkatërruar pozicione të rëndësishme të organizatës në lartësitë Beaufort dhe Ali Taher. “Ne shkatërruam fortesën e saj kryesore terroriste në Beaufort Ridge dhe Ali Taher Ridge”, tha kryeministri izraelit, duke e paraqitur operacionin si pjesë të përpjekjeve për të dëmtuar kapacitetet ushtarake të Hezbollahut në këtë zonë. השגנו עוד ניצחון ענק על חיזבאללה. השמדנו את מבצר הטרור הגדול שלו ברכס הבופור וברכס עלי טאהר.

המדיניות שלנו ברורה: נמשיך להשמיד את תשתיות הטרור במרחב הביטחון בלבנון. נמשיך להסיר כל איום על מדינת ישראל. ומכאן אני אומר לאויבים שלנו: אם לא למדתם את הלקח עד עכשיו, ותחליטו לתקוף… pic.twitter.com/0EWhFQxcqm

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) September 14, 2026 “Politika jonë është e qartë”

Netanyahu theksoi se Izraeli nuk ka ndërmend të ndalojë operacionet në jug të Libanit dhe se ushtria do të vazhdojë të godasë infrastrukturën e Hezbollahut.

“Politika jonë është e qartë: ne do të vazhdojmë të shkatërrojmë infrastrukturën terroriste në zonën e sigurisë në Liban”, deklaroi ai.

Ai shtoi se Izraeli do të vijojë të eliminojë çdo kërcënim që, sipas tij, mund të rrezikojë vendin, duke sinjalizuar vazhdimin e pranisë dhe operacioneve ushtarake izraelite në këtë pjesë të Libanit.

Deklaratat vijnë pas shkatërrimit të objekteve të gjera nëntokësore të Hezbollahut në zonën e Ali Taherit, të cilën Izraeli e konsideron me rëndësi strategjike për aktivitetin ushtarak të organizatës në jug të Libanit.

Paralajmërimi për një sulm të ri

Në përfundim të deklaratës, Netanyahu dha një paralajmërim të drejtpërdrejtë për kundërshtarët e Izraelit, duke thënë se çdo përpjekje e re për të sulmuar vendin do të pasohet nga një përgjigje më e ashpër.

“Nëse ende nuk e keni mësuar mësimin tuaj dhe vendosni të na sulmoni përsëri, do të merrni goditje edhe më të rënda”, tha ai.

“Ka ende punë për t’u bërë dhe, me vullnetin e Zotit, ne do ta përfjmë atë”, përfi kryeministri izraelit.

Deklaratat e Netanyahut tregojnë se Izraeli synon të ruajë presionin ushtarak ndaj Hezbollahut dhe të vijojë operacionet në Libanin jugor, në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb