Lajme Zone
Terroristët e djeshëm dhe ata të sotmit!
PolitikëPamfleti

Terroristët e djeshëm dhe ata të sotmit!

Kur ndodh diçka e tmerrshme, si ajo që ndodhi atë ditë, vuajtja e viktimave është sigurisht pjesë e qëllimit. Por nuk është domosdoshmërisht qëllimi përfundimtar. Synimi është të të fusin në një gjendje mendore, ku i tronditur dhe i zemëruar, të bësh diçka që në fund të dëmton edhe më shumë.

Foto Ilustruese / Nga Al Kaeda te Vladimir Putin, terrori ka ndryshuar fytyrë, por jo logjikën: të mbjellë frikë, të shkatërrojë dhe të detyrojë kundërshtarin të reagojë sipas skenarit të agresorit. Prej më shumë se 4 vitesh, Putini po zhvillon një luftë që ka shkatërruar qytete, ka goditur civilë dhe ka terrorizuar një komb të tërë, duke e kthyer Ukrainën në shembullin më brutal të terrorit shtetëror në Evropën e sotme... Më 11 shtator 2001, kur hyra në orën time të tretë si profesor i historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Jeilit, e dija se duhej të flisnim për një gjë: provokimin. Shërbimet sekrete të Perandorisë Ruse dhe më pas ato sovjetike e kishin kthyer në art një metodë të vjetër: ta shtysh kundërshtarin të bëjë pikërisht atë që dëshiron ti, ndërsa ai mendon se po vepron për interesin e vet.

Kur ndodh diçka e tmerrshme, si ajo që ndodhi atë ditë, vuajtja e viktimave është sigurisht pjesë e qëllimit. Por nuk është domosdoshmërisht qëllimi përfundimtar. Synimi është të të fusin në një gjendje mendore, ku i tronditur dhe i zemëruar, të bësh diçka që në fund të dëmton edhe më shumë.

Historia është plot me akte terrori. Pyetja e vërtetë, u thashë studentëve atë ditë, është: çfarë duhet bërë më pas? Nuk mund ta ndalosh çdo të keqe që mund të të ndodhë. Por liria fillon pikërisht te mënyra se si zgjedh të reagosh. Mjerisht, ne amerikanët reaguan pikërisht ashtu siç do të kishin dashur terroristët.

Madje, me sa duket, shkuam edhe më larg nga sa ata mund të kishin shpresuar dhe e bëmë botën më të keqe për veten, por edhe për të tjerët. Përgjigjja më e logjikshme ndaj 11 shtatorit do të kishte qenë çlirimi nga varësia prej naftës dhe lëndëve të tjera fosile.

Po të mos ishim kaq të varur nga nafta, ndoshta nuk do të ishim futur kaq thellë në punët e Lindjes së Mesme. Po të kishim investuar seriozisht në energjinë e pastër, mund të kishim bërë më shumë për të frenuar ngrohjen globale, për të shmangur luftëra të tjera në Lindjen e Mesme e njëkohësisht, për të penguar ngritjen e oligarkisë ruse të naftës dhe gazit që u fuqizua nën Vladimir Putinin.

Por kjo nuk ndodhi. Presidenti George W.Bush, trashëgimtari i një familjeje të lidhur ngushtë me industrinë e naftës, nuk tregoi ndonjë interes të madh për një kthesë të tillë energjetike. Në vend të kësaj, ai tha se terroristët na sulmuan sepse “e urrenin lirinë tonë”.

Ironikisht, ishte qeveria amerikane ajo që nisi më pas të kufizonte këtë liri. U krijua Departamenti i Sigurisë së Atdheut dhe nën të u mblodhën një mori agjencish, përfshirë ato që merreshin me kontrollin e kufijve. Gjithçka filloi të shihej përmes lentes së sigurisë. Kështu u hodhën themelet për një politikë të brendshme që i ndan njerëzit në “të ligjshëm” dhe “të paligjshëm”, në “ne” dhe “ata”, deri te ngritja e kampeve të internimit. Edhe vetë termi “Siguria e Atdheut” ishte problematik.

Fjala “atdhe” (homeland) kishte një jehonë të pazakontë për traditën politike amerikane dhe të kujtonte konceptin gjerman Heimat, të cilin regjimi nazist e kishte ngarkuar me një kuptim të fuqishëm nacionalist. Sot ky koncept, është bërë pjesë normale e gjuhës politike amerikane.

Nën Donald Trumpin, kërcënimi kryesor përkufizohet gjithnjë e më shumë si një kërcënim i brendshëm, i ardhur nga njerëz që pretendohet se nuk i përkasin vërtet Amerikës.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i sheh edhe forcat e armatosura përmes filtrit të luftërave kulturore: burra kundër grave, të bardhë kundër zezakëve.

Sipas kësaj logjike, ushtria duhet të përgatitet për “mbrojtjen e atdheut”. Rreziku është që ushtria amerikane të shndërrohet në një lloj milicie personale të presidentit, e gatshme të përdoret kundër kundërshtarëve të tij politikë.

Por një nga rrugët që çoi Trumpin drejt pushtetit ishte pikërisht lufta e Irakut. Pushtimi amerikan i Irakut në vitin 2003 ishte një luftë e zgjedhur nga Uashingtoni dhe ndoshta përgjigjja më katastrofike që mund të jepej pas 11 Sshtatorit.

Lufta e la shoqërinë amerikane të traumatizuar, të zhgënjyer dhe më të brishtë përballë një politikani që do të mësonte ta shfrytëzonte këtë gjendje për të ardhur në pushtet. Dhe ai nuk u ndal aty.

Në vend që të merreshim me pabarazinë ekonomike, mungesën e mundësive sociale dhe pasigurinë e familjeve amerikane, shpenzuam pasuri dhe gjak - kryesisht të të tjerëve - në shkretëtirat e Lindjes së Mesme. Në një farë mënyre, ndoqëm një skenar që mund të ishte shkruar nga vetë terroristët.

Dhe më e keqja është se udhëheqësit tanë të zgjedhur u bënë bashkautorë të tij. Administrata Bush shpiku lidhjet mes Irakut dhe terroristëve të 11 shtatorit. Gënjeshtrat që justifikuan luftën dëmtuan besimin e amerikanëve te qeveria e tyre dhe në një periudhë më afatgjatë, krijuan terrenin për ngritjen e një figure si Trumpi.

Por dëmi shkoi shumë më larg se kaq. Justifikimet e sajuara për luftën e Irakut, goditën një nga parimet më themelore të së drejtës ndërkombëtare: ndalimin e luftërave të agresionit pa provokim.

Iraku ia hapi rrugën Putinit

Me luftën e Irakut, mori fund edhe ajo periudhë e shkurtër e optimizmit demokratik që kishte nisur me fundin e Luftës së Ftohtë dhe ndryshimet e viteve 1989-1991. Për të bindur botën se pushtimi i Irakut ishte i justifikuar, amerikanët përdorën një krahasim me Evropën Lindore: nëse diktaturat komuniste ishin rrëzuar atje dhe demokracia ishte vendosur, pse e njëjta gjë nuk mund të ndodhte edhe në Lindjen e Mesme?

Por krahasimi ishte i gabuar. Është një gjë që një shoqëri të rrëzojë një diktaturë nga brenda dhe krejt tjetër që një fuqi e huaj ta pushtojë atë vend. Në Evropën postkomuniste kishte njerëz dhe elita politike që e dinin se çfarë donin të ndërtonin më pas.

Në Irak, amerikanët nuk kishin një plan të tillë. Ata menduan se mjaftonte të shkatërrohej një regjim i keq, dhe në mënyrë pothuajse magjike, do të shfaqej një regjim më i mirë. Do të ishte e gabuar të thuhej se pushtimi amerikan i Irakut, shkaktoi pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2014.

Por lufta e Irakut ia bëri shumë më të lehtë punën Putinit. Ajo i tregoi atij se fuqitë e mëdha mund të pushtonin vende të tjera dhe ta mbulonin këtë me gënjeshtra të mëdha. Që në vitin 2013 dhe në fillim të vitit 2014, unë paralajmërova se Rusia mund të pushtonte Ukrainën dhe të merrte Krimenë.

Një nga arsyet që më shqetësonte ishte propaganda absurde që po përhapej në mediat ruse. Ajo më kujtonte propagandën amerikane të viteve 2002-2003. Amerikanët kishin pretenduar se lufta kundër terrorizmit kërkonte rrëzimin e një regjimi irakian, që megjithëse brutal, kishte shtypur pikërisht islamizmin që lidhej me 11 shtatorin.

Propaganda ruse shkoi edhe më larg. Ukrainasit paraqiteshin si nazistë, homoseksualë, hebrenj. Shteti ukrainas thuhej se nuk ekzistonte dhe njëkohësisht se shtypte rusët. Rusia, një regjim autoritar, pretendonte se do t’i sillte demokracinë Ukrainës, një vend që tashmë ishte demokratik.

Pak pas fillimit të pushtimit rus mora pjesë në një debat publik në Pragë. Një burrë me një bluzë ku ishte shkruar një slogan fashist rus mori mikrofonin dhe pyeti: pse duhet t’u bindet Rusia rregullave, kur amerikanët nuk iu bindën atyre në Irak?

Përgjigjja ime ishte e thjeshtë: rregullat janë rregulla. Pushtimi amerikan ishte i paligjshëm, por një gabim nuk e justifikon një tjetër. Por pyetja e tij, tregonte se çfarë bote kishim krijuar: një botë ku nuk kishte më të vërtetë, as të drejtë e të gabuar, as rregulla.

Në fund të vitit 2021 dhe fillimin e vitit 2022, ndërsa Rusia përgatitej për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, hija e Irakut vazhdonte të ishte aty. Dy dekada më parë, SHBA kishte gënjyer për arsyet e luftës në Irak. Tani po i thoshte botës të vërtetën për planet e Rusisë për të pushtuar Ukrainën.

Por shumë njerëz nuk i besuan. Ishte më e lehtë të dyshohej ndaj paralajmërimeve amerikane në vitin 2022, pikërisht sepse amerikanët kishin gënjyer në vitin 2002. Dhe kështu, kur erdhi lufta e madhe, bota ishte më pak e përgatitur nga sa mund të kishte qenë. Pasi u provokuam në vitin 2001, ne reaguan pikërisht ashtu siç donin terroristët. Ndihmuam në krijimin e një bote ku terrorizmi është bërë aq i zakonshëm, saqë ndonjëherë mezi dimë se kur duhet ta përdorim këtë fjalë.

Putini dhe Trumpi e përdorin atë për të përkufizuar armiqtë e tyre, ndërsa vetë ata përdorin terrorin si instrument pushteti. Trumpi e normalizoi terrorin politik kur u përpoq të qëndronte në pushtet me forcë në janar 2021.

Putini, ndërkohë, po zhvillon një luftë kriminale agresioni në Ukrainë, ku janë dokumentuar rrëmbime fëmijësh, dhunë seksuale dhe vrasje të aktivistëve në territoret e pushtuara. Por forma më e dukshme e terrorit, është ajo që ukrainasit përjetojnë çdo ditë: dronë dhe raketa që godasin civilët.

Një bunker në Harkiv

Po e shkruaj këtë artikull nga nëntoka e Harkivit. Sirenat e alarmit ajror po bien për herë të tretë sonte. Ukrainasit arrijnë të rrëzojnë shumicën e dronëve. Por raketat vazhdojnë të bien, të shpërthejnë dhe të vrasin, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur t’i mohojnë Ukrainës raketat Patriot.

Në një farë mase, kjo është edhe pasojë e solidaritetit mes regjimeve që përdorin dhunën si instrument. Të dërguarit e Trumpit sapo kanë qenë në Moskë, duke lavdëruar “qëllimet” e Putinit. Por është edhe pasojë e luftës së zgjedhur nga Trumpi kundër Iranit.

SHBA-ja ka harxhuar në Lindjen e Mesme municione që mund të kishin shpëtuar jetë në Ukrainë. Lufta e Trumpit kundër Iranit, i krijon hapësirë Putinit të vazhdojë luftën në Ukrainë. E megjithatë, lufta e Trumpit është jashtëzakonisht jopopullore dhe dukshëm e humbur.

Ai vazhdon ta zhvillojë ndërsa afrohen zgjedhjet afatmesme amerikane. Ndoshta sepse shpreson që regjimi iranian t’i bëjë një “nder”: të ndërmarrë një sulm brenda territorit amerikan. Në një rast të tillë, Trumpi mund të përpiqej të pezullonte zgjedhjet ose të dërgonte edhe më shumë trupa amerikane në qytetet e vendit, duke gjetur një justifikim për të qëndruar pafundësisht në pushtet.

Kjo është një mënyrë për t’u siguruar që terroristët të fitojnë. Të nisësh një luftë të madhe në Lindjen e Mesme, të dobësosh mbrojtjen e vendit tënd dhe pastaj të shpresosh që gjërat të shkojnë keq. Irani mund të bjerë në këtë kurth duke ndërmarrë një sulm të përgjakshëm.

Ose Trumpi mund të pretendojë se një sulm i tillë ka ndodhur. Pas gjithë këtyre viteve me provokime, gënjeshtra dhe terror, do të ishte marrëzi të mos e merrnim seriozisht këtë skenar. Dhe nëse një ditë ai ndodh, përgjigjja do të jetë e njëjtë me atë të vitit 2001: Liria juaj fillon me mënyrën se si reagoni.

Mbi të gjitha, mos bëni atë që terroristi dëshiron që ju të bëni. Nga vendi ku jam, në orët e errëta të mëngjesit, më kujtohen ukrainasit që pashë mbrëmë. Ishin mbledhur nëntokë për një aktivitet publik. Buzëqeshnin, pinin verë dhe diskutonin ide. Ata nuk po bënin atë që duan terroristët.

Nuk po dorëzoheshin. Nuk po ndiqnin turmën. Po mendonin vetë për të ardhmen. Kjo është ajo që duhet të bëjnë amerikanët sot, në këtë përvjetor të tmerrshëm. Mos u provokoni. Mos hyni në botën mendore të terroristit. Mendoni vetë.

Vetëm atëherë mund të shpresojmë që 25 vitet e ardhshme, do të jenë më të mira se 25 vitet që lamë pas./Pamfleti nga “Eu Observer”terroristët e djeshëm terroristët e sotëm Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Mitsotakis mesazh Erdoganit: Duam dialog, por nuk pranojmë kërcënime 13 Shtator 2026, 18:5018:50Rajoni dhe Bota E djathta sfidon rendin politik europian 13 Shtator 2026, 18:1618:16Rajoni dhe Bota 350 kg kokainë me anije nga Brazili, goditet rrjeti i drogës në Turqi; 9 të arrestuar 13 Shtator 2026, 17:4717:47Rajoni dhe Bota Sulme me dronë pranë kufirit Ukrainë-Poloni, Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë evakuohen nga treni 13 Shtator 2026, 16:5816:58Rajoni dhe Bota Trump parashikon fundin e luftës me Iranin: Çmimi i gazit do të bjerë si shkëmb 13 Shtator 2026, 16:5216:52Rajoni dhe Bota A mund t’i besohet Amerikës së Trump-it? 13 Shtator 2026, 16:3416:34Rajoni dhe Bota