Veliaj letër Kuvendit për territorialen, kërkon pezullimin e shqyrtimit të draftit për territorialen, e cila parashikon bashkimin e Rinasit, Bërxullës dhe Domjes me Bashkinë e Tiranës. Veliaj thotë se drafti dhe nuk është konsultuar dhe nuk është marrë as mendimi i vetë Veliajt, të cilin SPAK nuk e lejoi të marrë pjesë në mbledhje. Për përfshirjen e njësisë administrative “Rinas” në Bashkinë Tiranë, Veliaj kërkon të paraqitet vlerësimi i plotë territorial, demografik, administrativ dhe financiar, përfshirë pasurinë, detyrimet, personelin, të ardhurat, shpenzimet dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike. LEXO edhe...Opozita në Sarandë propozon që Ksamili të dalë bashki më vete, nis mbledhja e firmave për referendum Kërkesat e Veliajt Përpara vijimit të procesit dhe miratimit përfundimtar të hartës së re, konsideroj të nevojshme që: 1. Të pezullohet vijimi i shqyrtimit përfundimtar të projektligjit deri në zhvillimin dhe dokumentimin e konsultimit real, paraprak dhe efektiv të popullsive të prekura, në një fazë kur rezultatet e tij mund të sjellin rishikimin e zgjidhjes territoriale; 2. Të bëhen publike metodologjia e konsultimit, informacioni i vënë në dispozicion të qytetarëve, pjesëmarrja, qëndrimet e shprehura dhe mënyra se si ato janë reflektuar ose arsyet e mosreflektimit të tyre; 3. Në rastin e Bashkisë Tiranë, të krijohen kushtet që procesi institucional të zhvillohet plotësisht, duke përfshirë mendimin e Kryetarit, shqyrtimin e informuar nga Këshilli Bashkiak dhe konsultimin real të qytetarëve; 4. Për përfshirjen e njësisë administrative “Rinas” në Bashkinë Tiranë, të paraqitet vlerësimi i plotë territorial, demografik, administrativ dhe financiar, përfshirë pasurinë, detyrimet, personelin, të ardhurat, shpenzimet dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike; 5. Të harmonizohet projektligji territorial me ndryshimet e nevojshme në ligjin nr. 139/2015 dhe të përfshihen në dispozita detyruese statusi juridik i “qytetit”, funksionet, organizimi, financimi dhe garancitë e shërbimeve; 6. Të përcaktohet mekanizëm juridik dhe zgjedhor i përfaqësimit proporcional të qyteteve, duke garantuar barazinë e votës dhe përfaqësimin e banorëve të fshatrave dhe njësive administrative; 7. Të harmonizohet neni 3 i projektligjit me nenin 92 të ligjit nr. 139/2015 dhe të rregullohet qartë administrimi i periudhës kalimtare, përfshirë organet kompetente, pasuritë, detyrimet, buxhetet, personelin dhe ofrimin e shërbimeve; 8. Të dokumentohet, për çdo ndryshim konkret territorial, përmbushja e kritereve materiale të nenit 108, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 86, të ligjit nr. 139/2015; 9. Të përcaktohet shprehimisht se kompetenca e këshillave bashkiakë për riorganizimin e njësive administrative kufizohet brenda territorit të bashkisë dhe nuk përfshin ndryshimin e kufijve të jashtëm ose transferimin e territorit ndërmjet bashkive. Lajmi në përditësim.... Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë SI.E./ReportTv.al erion veliaj reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 73.2% Jo 22.4% Jam i/e dyzyuar 4.3% Vota total: 1386 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

