Ishte parashikuar të ishte një mbledhje ku do të dilej me një qëndrimin që do t’i dërgohej Kuvendit mbi hartën e re territoriale, por Këshilli Bashkiak i Maliqit dështoi të prodhonte një vendimmarrje. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu nuk mori pjesë, ndërsa këshilltarët e majtë e braktisën mbledhjen që në minutat e para me argumentin se ende nuk janë qartësuar mbi propozimin e Partisë Socialiste. “Mendojmë që është herët të shprehemi.” LEXO EDHE:Mickoski dhe Kolefksi nuk përdorin termin zyrtar, përmendin vetëm Maqedoni Kjo shkaktoi irritim në sallë. Reiz Petritaj, i moshuari nga fshati Strelcë ngriti bastunin për të ndaluar largimin e kryetarit socialist të këshillit Bashkiak të Maliqit nga mbledhja e thirrur për të kundërshtuar bashkimin me Korçën. Revolta e tij erdhi ngaqë përfaqësuesit socialist ndryshuan qëndrim nga ajo që kishin deklaruar publikisht. “Ulu atje! Kush e mbyll mbledhjen? Ulu shpejt!”, tha i moshuari, duke drejtuar bastunin e tij nga kryetari socialist i Këshillit. Këshilltarët e opozitës hodhën akuza se kolegët socialistë nuk po ngrihen dot mbi interesat partiakë për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tyre. "Kjo është qoka e fundit e këshilltarëve socialistë si vezë struci si qokë politike." "Këta kanë frikë nga pushteti, nga kryeministri", thanë ata. Për të ndjekur mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq kishin shkuar edhe deputetët e opozitës. Ata akuzuan se vetë drejtuesi politik i PS në qarkun e Korçës, Niko Peleshi, është angazhuar për të bërë pazare me këshilltarët socialistë si dhe me kryebashkiakun Topçiu që ata të mos kundërshtojnë më hartën që do të sillte shkrirjen e Maliqit. “Fati i Maliqit është marrë peng i Gëzim Topçiut i cili, pasi mbaroi shtatë mandate si kryetar bashkie, tanimë po bën një pazar të fëlliqur në kurriz të këtyre banorëve për të përfituar një post drejtori në administratën e ardhshme të Bashkisë së Korçës, çka është totalisht e papranueshme”, tha sekretari i PL, Tedi Blushi. “Kur je anëtar i Këshillit Bashkiak, je aty për të përfaqësuar interesin e qytetarëve të tu, janë ata që të kanë zgjedhur, nuk je për të përfaqësuar interesa partiake”, tha deputetja e PD, Ledina Alolli. Kreu i Bashkisë së Maliqit një nga 15 bashkitë që synohet të shkrihet me propozimin e socialistëve, foli vetëm pak ditë më parë për herë të parë mbi draftin e hartës së re duke thënë se është ende i paqartë mbi funksionet e Maliqit sipas këtij propozimi, ndërsa ka kujtuar se në Komisionin e posaçëm parlamentar, ishte shprehur kundër shkrirjes apo bashkimit me një tjetër njësi vendore. Harta e re, është kundërshtuar nga thuajse të gjithë kryebashkiakët socialistë që preken nga ndryshimet e propozuara. Mazhoranca ka deklaruar se drafti nuk do të miratohet pa u dëgjuar të gjithë zërat gjatë fazës së konsultimit 60 ditor. Por në një takim të mbajtur 8 ditë më parë, kryeministri Rama pati përplasje të ashpra me disa kryebashkiakë që kishin kundërshtuar publikisht variantin e shumicës që redukton numrin e bashkive nga 61 në 46 të tilla në të gjithë vendin. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:19 Maliq/ Protestë me bastun, 80-vjeçari: PS na preu në besë! Ranë dakord që të mos e shkrinin bashkinë, por ikën nga Këshilli! Reiz Petritaj, i moshuari nga fshati Strelcë i cili ngriti bastunin për të ndaluar largimin e kryetarit socialist të këshillit Bashkiak të Maliqit nga mbledhja e thirrur për të kundërshtuar bashkimin me Korçën, tregon se revolta e tij erdhi ngaqë përfaqësuesit socialist ndryshuan qëndrim nga sa kishin deklaruar publikisht.Ndonëse rreth të 80-ave, Reiz Petritaj kishte bërë një rrugë jo të lehtë për të vajtuar sot në Maliq. Fshati i tij Strelcë është vetëm 30 kilometra larg, por rruga është e vështirë dhe kërkon më shumë se 1 orë udhëtim për ta përshkuar.I moshuari thotë se ndryshe nga sa ishin shprehur në konsultimet publike, socialistët kishin ndryshuar qëndrim, dhe kjo kishte shkaktuar revoltën e tij ndaj këshilltarëve të shumicës.“Unë u revoltova për arsyen sepse unë jam nga fshati Selcë. Më kanë ikur të shumtët e njerëzve jashtë shtetit. Kur i kanë mundësitë të jetojnë këtu dhe kanë dëshirë të jetojnë. Një prej mbesave kam, fëmijë s’kam se s'jam martuar, se ashtu ka qenë problem”, tha mes të tjerash i moshuari.Zemerata e tij shpërtheu ndaj kryetarit të Këshillit, Ornildi Demollari, kur socialistët u ngritën të dilnin nga salla e takimit.“Problemi tani këtu është se korrupsioni i pallogaritshëm. Sot unë mora vesh që do bëhej atje në Lozhan takim dhe shkova. Erdhën në Lozhan, ranë dakord të tërë në Lozhan që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Ashtu edhe në Libonik, kudo kështu. Tani këto lojëra se si janë, nuk e di. Unë kur vajta që u revoltova atje, vajta e dëgjova erdha edhe në këshill të shihja çfarë bëhej. Kishim folur kudo që të mos prishet Bashkia e Maliqit. Këshilltarët që kishin folur andej që mos shkrihet bashkia, këtu ikën. Doli edhe Eraldi. ‘Ku vete t’i’ i thashë unë? Edhe drejt me thënë, kalova në ekstrem për moshën që kam. I shtyva kështu”, tregoi i moshuari.Ai tregon se në mbledhje nuk kishte shkuar si përfaqësues i askujt.“Unë kur vajta që i mblodha atje, erdha vetë... Nuk isha përfaqësues i fshatit, por erdha vetë”, shtoi i moshuari.I moshuari thotë se në asnjë mënyrë Maliqi nuk duhet të bashkohet me Korçën. Ndërsa inatin duket se e ka me kryetarin e Parlamentit Niko Peleshi, njëkohësisht dhe deputet i këtij qarku.“Tani problemi është se Maliqi nuk duhet të prishet. I çoj mesazh Kryetarit të Parlamentit që ka bërë shumë me Bashkinë e Maliqit, që kanë bërë korrupsionin në ujërat, se kanë marrë hidrocentralet, se kam kërkuar informacion për të gjitha kam kërkuar këto që kanë bërë. Nuk e mbyllin dot. Ta dinë! U bëj thirrje edhe protestuesve... që kanë dalë atje. Jam gati të vete po s'vete dot! M’u dha rasti këtu... jo m’u dha rasti se e kërkova vetë, po u them që nuk do ta gëzojë dot Kryetari i Parlamentit korrupsionin që ka bërë me Bashkinë e Maliqit edhe ta gëzojë. Nuk e gëzon dot!”, përfn i moshuari. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Gëzim Topçiu reforma territoriale Korce maliq tedi blushi Ledina Alolli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.8 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.2% Shoqëria 26.8% Social media 15.9% Vota total: 4951 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
