Kontenstimet që qyetarët po i bëjnë hartës së re territoriale e cila shkrin 15 bashki në të gjjithë vendin, ka bërë që kryeminsitri Rama të takojë personalisht komunitetet e prekura, për t’i dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre e për t’u garantuar se shërbimet nuk do të largohen prej tyre. këtë të dielë kreu i qeverisë ishte në Berat, ku zhvilloi një takim me banorët e Policanit e Dimalit që preken nga kjo ndarje e re. "Më thoni çfarë mendoni ju se do të dëmtohet në rast se do të bëhet bashki. Kur më thua rruga, e më thua shërbimi, këto nuk ndryshojnë. Nuk do të ikin shërbimet nga Poliçani, nga Dimali ose nga askund. Përkundrazi, këto nuk ndryshojnë. Në raport me çfarë keni, ndryshon vetëm një gjë; nuk do të keni kryetar bashkie të zgjedhur. Nuk ndryshon godina, nuk ndryshon stafi, nuk ndryshon numri i shërbimeve që bëhen, në kuptimin nuk ulet, se duhet shtuar. Ti thua distanca? Ça lidhje ka distanca? Ato shërbime që ti merr sot në Poliçan ose në Dimal, do t’i marrësh po aty. Pra, bashki, qytet, njësi administrative. Dhe qyteti Poliçan, qyteti Dimal do të kenë drejtuesin e tyre, do të kenë këshilltarët e tyre në Këshillin Bashkiak të bashkisë Berat, me kuota. Më thoni dhe një gjë tjetër, komunat janë më mirë sot apo ishin më mirë kur ishin veç, se këto biseda unë i kam dëgjuar “mot a mot” në kohën e reformës 2015; “do na ikë kjo, do na ikë ajo; jo distanca; ohu, sa larg është Poliçani, ne jemi këtu te komuna jonë; sa larg është qendra e Urës, ne jemi te komuna jonë; ne kemi këtë, kemi atë, kemi kryetarin e komunës. Ndodhi ndonjë gjë e kësaj natyre? A janë sot, a kanë marrë më shumë investime komunat se ç’bënin më përpara apo kanë marrë më pak? Investimet e komunave nga iu erdhën? Nga vetja? Iu erdhën nga bashkimi", tha Rama. LEXO EDHE:Rama hap 4 universitete, Shkodra mbetet jashtë/ Boçi: Hakmarrje politike Megjithatë, mbledhja nuk ka shkuar me tone të qeta. Debate të ashpra janë zhilluar mes kryeminsitrit Rama dhe disa prej banorëve dhe këshilltarëve bashkiakë të Policanit, të cilët thonë se nuk janë dëgjuar nga kreu i qeverisë, e madje janë nxjerrë nga mbledhja. Edhe vetë Rama foli për një kokëfortësi kolektive por që e cilësoi ballafaqim të nevojshëm. Banorët e Poliçanit kanë qënë ndër të parët që e kanë shfaqur hapur kundërshtinë e tyre për bashkimin me Beratin, jo vetëm me protesta por edhe duke djegur teserat e partisë socialiste. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: edi rama reforma territoriale polican Berat Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.3% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 5.9% Vota total: 7036 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
