Lajme Zone
'Territorialja', PD prezanton hartë me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone! Qarku Fier në vend të parë, demokratët nuk prekin Gjirokastrën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

'Territorialja', PD prezanton hartë me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone! Qarku Fier në vend të parë, demokratët nuk prekin Gjirokastrën

Dy vizione krejt të kundërta për hartën administrative të vendit kanë mazhoranca e opozita, 15 bashki më pak thonë socialistët, 39 më shumë propozojnë demokratët. Pasditen e së enjtes PD zbuloi draftin e saj propozohet një ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. LEXO edhe...Qarku i Mirditës Për selinë blu shtimi i bashkive do të sjellë më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe menaxhim më

Dy vizione krejt të kundërta për hartën administrative të vendit kanë mazhoranca e opozita, 15 bashki më pak thonë socialistët, 39 më shumë propozojnë demokratët. Pasditen e së enjtes PD zbuloi draftin e saj propozohet një ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. LEXO edhe...Qarku i Mirditës Për selinë blu shtimi i bashkive do të sjellë më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe menaxhim më të mirë të territorit, kështu propozon që të shtohen 39 njësi vendore të reja sidomos në qarqet Fier, Tiranë dhe Lezhë. Shtimin më të madh të numrit të bashkive PD e propozon në qarkun e Fierit me 6 të tilla, si Fiershegan, Dushk, Ardenicë apo Cakran etj. Kështu fieri bëhet qarku me numrin më të madh të bashkive në vend me 12 të tilla. Në vend të dytë vjen qarku i Vlorës, që sipas PD duhet të ketë 11 bashki në territor, dhe propozon të shtohen Orikumi, Amantia, Ksamili dhe Novoselë. Të tretët janë qarku i Tiranës dhe i Korçës, dhe nga 10 bashki secila. Konkretisht demokratët propozojnë 5 bashki të reja për Tiranën (Dajti, Petrela, Kashari, Ndroqi e Arbana) dhe 4 të tjera për Korçën (Leskovik, Voskopojë, Mokër e Pojan). Në hartën e selisë blu propozohen 3 bashki të reja në qarkun Shkodër (Velipojë, Deivast, Koplik), 5 në qarkun Lezhë (Bregu i Matës, Orosh, Zadrimë, Mamurras e Rubik), në Dibër shtohen 4 bashki (Maqellarë, Lurë, Shupenzë e Kastriot). Kurse qarqeve Kukës, Durrës, Elbasan dhe Berat sipas PD duhet t’u shtohen secilës nga dy bashki. Të vetmin qark që nuk prek reforma e propozuar nga demokratët është Gjirokastra të cilën e lë me 7 bashki, aq sa ka aktualisht. PD ndryshe nga PS nuk e shoqëron me sqarime këtë ndarje territoriale që propozon, por në mesazhin që Luçiano Boçi iu ka dërguar demokratëve thuhet vetëm: “Të nderuar deputetë me miratim të Kryetarit të PD dhe të Kryetarit të grupit ju përcjell listën e bashkive të paraqitur në raport nga ekspertët tanë”. Më herët gjatë së enjtes, pasi PS publikoi hartën e saj me 46 bashki, Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, e kundërshtoi atë duke e cilësuar ‘një projekt politik që synon centralizimin e pushtetit vendor’. Sipas tij, “nuk ka asnjë provë që bashkitë më të mëdha japin shërbime më të mira”, teksa shton se me këtë reformë të re rrezikohet të thellohet edhe më shumë shpopullimi që prodhoi reforma e 2014-ës. Më tej Boçi e cilësonte draftin si “një thikë pas shpine për qytetarët" dhe bënte thirrje për protesta kundër reformës së propozuar. PROPOZIMET E PD PËR BASHKITË E REJASukth Otllak CakranFrakull Shishtavec BicajLeskovik Voskopojë MokërBregu i Matës Orosh ZadrimëMamurras Rubik MaqellarëLurë Shupenzë KastriotPetrelë Kashar Dajt Arbanë Ndroq ArdenicëFiershegan Dushk FratarKsamil Amantia NovoselëKoplik Orikum PojanDrivast Bilisht ShpiragVelipojë Shpat BradasheshKliko këtu për të parë dokumentin e plotë Ora 21:28 Propozimi i PD për ‘Territorialen’, Meta: Përgjigja më efikase ndaj dështimit të reformës së 2014-ës! Alternativa e Ramës, forcim i centralizimit Ish-presidenti Ilir Meta ka përkrahur propozimin e PD për hartën e re territoriale me 6 rajone e 100 njësi duke thënë se është përgjigje efikase ndaj reformës së vitit 2014.Sipas kreut të Partisë së Lirisë, alternativa socialiste forcon centralizimin, largon shërbimet nga qytetarët dhe përshkallëzon shpopullimin.“Përshëndes dhe mbështes plotësisht alternativën e opozitës për 100 njësi vendore, si përgjigjia më efikase ndaj dështimit të reformës territoriale të vitit 2014, e cila prodhoi të kundërtën e premtimeve të saj duke larguar shërbimet nga qytetarët dhe rritur ndjeshëm shpopullimin e shumë trevave historike dhe me plot pasuri e potencial për zhvillim, si dhe duke mbushur bashkitë me patronazhistë, njëherazi duke u rrëmbyer njësive vendore shumë kompetenca që u përqëndruan në dorën e Qeverisë.Akti i ditur prej kohësh i minimit të konsensusit nga Edi Rama mund të çudiste vetëm naivët.Alternativa e tij, pra e “Rilindjes”, është forcimi i centralizimit, përmes pakësimit të ndjeshëm të numrit të bashkive, largimit të mëtejshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe përshkallëzimit të shpopullimit të Shqipërisë.Koha për të mbështetur kudo alternativën e opozitës, që është interes i të gjithë qytetarëve dhe i të gjithë banorëve të këtyre komuniteteve që do të përfitojnë nga decentralizimi dhe afrimi i shërbimeve.Alternativa e opozitës është një kontribut i rëndësishëm për të ndaluar shpopullimin dhe për nxitur politikat e popullimit të vendit.Kjo alternativë duhet t'ju bëhet e njohur të gjithë shqiptarëve, në çdo qytet dhe bashki, në mënyrë që çdo qytetar të njohë këtë projekt që i jep fund centralizimit korruptiv dhe mafioz të pushtetit vendor në duart e Edi Ramës”, shkruan Meta në rrjetet sociale. Share P.J/ReportTv.al PD reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 64.6% I gabuar 27.6% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 1123 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?