Me pankarta në duar, dhjetëra qytetarë të Patosit kanë protestuar paraditen e sotme kundër ‘Territoriales' dhe shkrirjes së kësaj bashkie me Fierin. Me thirrjet “ Larg duart nga Patosi” ata kanë pohuar njëzëri se ky vendim cenon identitetin e qytetit të naftëtarëve. “Bashkia e Patosit është një identitet i pandashëm, por që funksionon si unitet më vete, siç ka funksionuar deri më sot. Këshilli i bashkisë si institucion i zgjedhur dhe kryetari i bashkisë duhet të bëjnë argumentimin përkatës se nuk ngjan me një bashki pa burime ekonomike e njerëzore. Jo Patosi, jo Divjaka, jo Memaliaj!” “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Patosit, mos ta lëshojnë këtë bashki.” LEXO EDHE: Selenica, bashki më vete! “Kjo protestë do të vazhdojë derisa të kemi një reagim”, janë deklaratat e disa prej banorëve Për ta, kjo reformë është një hap tjetër drejt shpopullimit ndaj kanë apeluar fuqishëm që zëri i tyre të dëgjohet para se të merret një vendim përfundimtar. Një ditë më parë, kryebashkiaku Fation Duro tha në një reagim se raporti përfundimtar i Komisionit tregon se Bashkia Patos renditet e dhjeta në rang kombëtar për funksionalitet, me 71.7 pikë në Indeksin e Funksionalitetit të Bashkive (IFB), rezultat që konsiderohet në nivel të lartë. Këto ditë ka pasur protesta edhe në Korçë, Vlorë, Fushë-Arrëz e Klos. P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Patos Fier drafti i ps reforma territoriale Komente Komento Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 3995 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

