Protesta e banorëve të Divjakës sot ka hyrë në ditën e nëntë të saj. Kërkesat e protestuesve të cilët çdo mbrëmje dalin në shesh, janë që institucioni i bashkisë së Divjakës të mos shkrihet dhe t'i bashkohet Lushnjes siç e parashikon projekti i reformës së re territoriale. Argumentet e protestuesve që kundërshtojnë këtë projekt mbeten të njëjtët: bashkia e Divjakës plotëson gjithë parametrat historikë gjeografikë dhe ekonomikë për të qëndruar kështu si është, pasi largimi i këtij institucioni është në dëm të tyre. Sipas protestuesve, ata do të humbasin kohë për të marrë shërbime dhe zhduket identiteti i tyre si qytet. LEXO edhe...Asnjë përfaqësues i SHBA-së në zyrën e tij që prej shpalljes ‘non grata’, Berisha ‘pret me entuziazëm’ ambasadorin e ri: Prioritet luftën e trafikut të drogës Veç kërkesave të tjera sot protestuesit kanë dalë me një kërkesë që në zgjedhjet e ardhshme të përfaqësohen me divjakas. Protesta u mbyll si çdo mbrëmje me marshimin në rrugët kryesore të qytetit pa cënuar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve. P.J/E.H/ReportTv.al lushnje divjakë reforma territoriale Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 61% Nuk e di 4.8% Vota total: 3745 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
