Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Territorialja/ Deputeti Kapri: Reformë për interesa të qarta të kryeministrit Rama


Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri, në një intervistë në News24 komentoi reformën territoriale.

Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri, në një intervistë në News24 komentoi reformën territoriale. Kapri theksoi se edhe kjo reformë është duke u bërë për interesa të qarta të kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me faktin se disa deputetë socialistë kanë dalë kundër reformës territoriale, Kapri nënvizon se këto zëra janë thjesht një show, për të thënë që edhe në PS ka zëra kritikë. Erald Kapri: Edi Rama nuk ka vija të kuqe, ai vjedh edhe tek mbrojtja. Në lidhje me reformën territoriale, kjo reformë është duke u bërë për interesa elektorale të kryeministrit. Kryeministri, me 84 numra në parlament, kërkon që të bëjë çdo gjë që të fitojë më lehtë zgjedhjet në parlament. Kryeministri tani në zgjedhje lokale do të gjejë më pak kandidatë, do gjejë thjesht 46 kandidatë për ‘lokalet’.

Debatet që ndodhin në PS për Territorialen janë thjesht për show, për të thënë që ne si Parti Socialiste me gjasme jemi duke bërë debat. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: erald kapri Partia Mundesia