Për të dytën herë, banorët e Bashkisë së Patosit janë ngritur në protestë kundër bashkimit me Fierin, siç parashikohet në draftin e hartës së re territoriale të propozuar nga socialistët. Me pankarta në duar, ata i thanë ‘jo’ këtij propozimi. Në fjalën e tyre ata kane kërkuar njëzëri që kryeministri Rama të dëgjojë vetë qytetarët pasi Patosi është qytet me identitet dhe përfaqëson historinë e industrisë së naftës. LEXO EDHE:‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 19-ën ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Socialistët e ndershëm ndihen shumë të fyer me këtë propozim! (VIDEO) “Heqja e bashkisë është heqje e identitetit. Patosi është baras me historinë e naftës së vendit.” “I bëjmë thirrje Ramës të vijë të diskutojë me ne”, thonë banorët. Banorët thonë se Patosi është një bashki me performancë të mirë dhe se argumentet e përdorura për shkrirjen nuk qëndrojnë. “Më vjen keq kur dëgjoj që një bashki me rezultate të larta të shkrihet, se qenka afër Fierit, kur bashki të tjera janë dhe më afër e nuk shkrihen.. ne do ta kundërshtojmë, do ta bllokojmë edhe rrugën, do të hidhemi në veprim, kemi ekonomi të stabilizuar, nëse do mbyllet bashkia, shkurtohet fuqia punëtore, ndërmarrjet do kenë 50% më pak punëtorë, sa më e vogël bashkia aq më mirë”, tha një qytetar. Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit të tyre. Harta e re e propozuar nga PS ka hasur kundërshtime në të 15-a bashkitë që propozohet të shkrihen, por ajo është ende në fazën e konsultimit 60 ditor. P.J/Shqiptarja.com TAG: Fier Patos reforma territoriale proteste Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57% Shoqëria 26.5% Social media 16.4% Vota total: 3823 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
