Banorët e Divjakës edhe mbrëmë kanë vijuar protestën kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes të cilave edhe asaj të Divjakës (që do bashkohet me bashkinë Lushnjë). Në mbrëmjen e 17-të të protestës banorët bënë thirrje për mbështetje më të madhe nga ana e qytetarëve duke u shprehur se bashkia e tyre nuk mund të shkrihet për një kapriço politike. “Do e mbrojmë Divjakën tonë”, tha një qyetar. LEXO EDHE:‘Territorialja’/ Me këngë e valle të zonës, banorët e Divjakës vijojnë të kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën (VIDEO) “Kjo gjë është jokushtetuese. Këta duan që të përqendrojnë pushtetin në një dorë. Si mund të shkrish një bashki për çështje politike. Nuk mund të shkrish një identitet për një kapriço politike. Do ta mbrojmë deri në momentin e fundit”, tha një tjetër. Protesta u mbyll me një marshim në rrugët e qytetit, ndërsa pjesëmarrësit njoftuan se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: reforma territoriale divjakë Fier Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 25.1% Social media 16.5% Vota total: 1967 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
