Lajme Zone
PolitikëReport TV

‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës 21 ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Këtu vendosim ne! (VIDEO)


Banorët e Divjakës kanë dalë sërish sot për të 21-tën ditë në protestë, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e bashkisë së Divjakës me atë të Lushnjës. Pavarësisht numrit të ulët, protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre, ku kanë kërkuar nga sheshi para Bashkisë që institucioni të mos shkrihet, siç e parashikon projekti i Reformën Adminis

Banorët e Divjakës kanë dalë sërish sot për të 21-tën ditë në protestë, për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e bashkisë së Divjakës me atë të Lushnjës. Pavarësisht numrit të ulët, protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat e tyre, ku kanë kërkuar nga sheshi para Bashkisë që institucioni të mos shkrihet, siç e parashikon projekti i Reformën Administrative. LEXO edhe...Fier/ Gjendet i vdekur në kasolle një 73-vjeçar në fshatin Çyçen të Mallakastrës Ndër të tjera folësit që morën fjalën kërkuan mbështetje më të madhe nga ana e banorëve dhe qytetarëve të Divjakës që kauza e tyre të mos dështojë. Edhe dita e 21 e protestës qytetare në Divjakë u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit, ku u tregua edhe qytetari, teksa në një moment protestuesit i hapën rrugën ambulancës që transportonte një të sëmurë. Thirrjet “Mazniku propozon Divjaka kundërshton”, “Divjaka Bashki”, “këtu vendosim ne” dhe “Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve” shoqëruan marshimin nëpër rrugët e qytetit. R.Xh/E.H/ReportTv.al reforma territoriale Fier divjakë lushnje proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.8% Social media 15.9% Vota total: 5002 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?