Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale do të shkojnë në 37 gradë celsius.
Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

