Lajme Zone
Termometri shënon mbi 40 gradë/ Moti për ditën e sotme
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Termometri shënon mbi 40 gradë/ Moti për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...

Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në orët e mesditës.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 41 gradë celsius.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata afatshkurtra në male shoqëruar më shkarkesa elektrike.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.