Lajme Zone
Termometri shënon 40 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Termometri shënon 40 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave aj...

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore raltivisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash të pakta deri mesatare në orët e mesditës deri pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 40 gradë celsius.

Në periudha afatshkurta vranësirat në juglindje hera-herës deri të dendura, por kalimtare. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Reshje e shiut parashikohen lokale, me intensitet të ulët në mesditë deri pasdite në jug të vendit, shtrëngata afatshkurtra të izoluara maleve.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.