Japoni Një tërmet i fuqishëm plagosi më shumë se 20 persona gjatë natës së së shtunës dhe të dielës në Japoninë qendrore. Sipas gazetës lokale Chunichi Shimbun dhe rrjetit televiziv Tokai, 24 persona u plagosën në prefekturën Shizuoka dhe në Aichi fqinje.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, goditja ndodhi rreth orës orën 1:04 të mëngjesit, në një thellësi prej 40 kilometrash në perëndim të prefekturës Shizuoka, ose rreth 200 kilometra në perëndim të Tokios.
Një zyrtar i shërbimeve të emergjencës në Aichi i tha AFP-së se 16 persona ishin plagosur lehtë, ndërkohë, autoritetet në prefekturën Shizuoka thanë se tre persona ishin plagosur, përfshirë një grua 90-vjeçare që ra nga shtrati i saj.
Dëmtime materiale, përfshirë dritare të thyera, u raportuan në qytetet e prekura, ndërsa shërbimet hekurudhore në zonën e prirur ndaj tërmeteve u ndërprenë, përfshirë edhe trenin me shpejtësi të lartë Shinkansen.
I vendosur në çarjen midis katër pllakave tektonike, arkipelagu japonez përjeton rreth 18% të tërmeteve vjetore në botë. Në shumicën dërrmuese të rasteve, këto tërmete nuk kanë pasoja.
Megjithatë, vendi mbetet i përndjekur nga tërmeti i tmerrshëm me magnitudë 9.0 dhe cunami i 11 marsit 2011, kur numri i të vdekurve dhe i të zhdukurve arriti në 18,500 dhe katastrofa në centralin bërthamor të Fukushimës ishte në prag./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

