Lajme Zone
Tërmeti dhe shpërthimi në qendrën tregtare në Japoni, 3 të vdekur dhe disa të zhdukur
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmeti dhe shpërthimi në qendrën tregtare në Japoni, 3 të vdekur dhe disa të zhdukur

Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas tërmetit dhe shpërthimit të fuqishëm në qendrën tregtare Aeon Mall në Kumamoto të Japonisë.

Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas tërmetit dhe shpërthimit të fuqishëm në qendrën tregtare Aeon Mall në Kumamoto të Japonisë. Presidenti i qendrës tregtare, Akio Yoshida, konfirmoi bilancin gjatë një konference për shtyp, duke sqaruar se një njoftim i mëparshëm për katër persona të zhdukur ishte i pasaktë.

Sipas tij, një tjetër person ka pësuar arrest kardiak pas incidentit, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në zonë për gjetjen e personave që mungojnë. Shpërthimi ndodhi pas tërmetit të së martës dhe dyshohet se u shkaktua nga një rrjedhje gazi. Top Channel