Lajme Zone
Tërmeti 7.1 ballë shkundi Japoninë, mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmeti 7.1 ballë shkundi Japoninë, mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.1 ballë goditi këtë të martë prefekturën Kumamoto, në ishullin Kyushu, në jug të Japonisë, duke lënë pas dëme të konsiderueshme, qindra të lënduar dhe dhjetëra persona të zhdukur.

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.1 ballë goditi këtë të martë prefekturën Kumamoto, në ishullin Kyushu, në jug të Japonisë, duke lënë pas dëme të konsiderueshme, qindra të lënduar dhe dhjetëra persona të zhdukur.

Sipas autoriteteve japoneze, më shumë se 100 persona kanë mbetur të plagosur nga lëkundjet e fuqishme, ndërsa mediat vendase raportojnë se mes 20 dhe 30 persona rezultojnë ende të zhdukur pas shembjes së pjesshme të qendrës tregtare “Aeon”. Ekipet e emergjencës kanë arritur të nxjerrin të gjallë katër persona nga rrënojat, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje.

Përballë situatës, kryeministrja Sanae Takaichi ka ngritur një task-forcë emergjente dhe ka urdhëruar dislokimin e rreth 3.600 ushtarëve në zonat e prekura. Ajo theksoi se prioritet absolut mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore, ndërsa konfirmoi se tërmeti ka shkaktuar shembje ndërtesash, dëmtime në rrugë e ura, ndërprerje të energjisë elektrike dhe shpërthim zjarresh në disa zona.

Lëkundjet kanë paralizuar edhe transportin. Aeroporti i Kumamotos ka pezulluar përkohësisht fluturimet, një tren mallrash ka dalë nga shinat, ndërsa disa autostrada dhe linja hekurudhore janë mbyllur për arsye sigurie. Si pasojë e dëmtimeve në rrjet, rreth 48 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi fillimisht një alarm për cunami, por më vonë e anuloi atë, duke paralajmëruar megjithatë qytetarët të qëndrojnë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së lëkundjeve të tjera të forta në ditët në vijim.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, afro 300 mijë banorëve u është rekomanduar të evakuohen si masë parandaluese. Autoritetet bërthamore kanë bërë të ditur se nuk janë konstatuar probleme apo dëmtime në centralet bërthamore të rajonit.