Një tërmet është regjistruar pak pas mesmatës në zonën e Himarës, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë në disa qytete në jug të vendit. Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter dhe me një thellësi fokale prej vetëm 5 kilometrash. LEXO edhe...Sërish zjarr pranë hotel New York në Vlorë, forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët (VIDEO) Epiqendra e lëkundjeve është lokalizuar rreth 6 kilometra në verilindje të Himarës. Thellësia e vogël fokale vetëm 5 kilometra ka bërë që lëkundjet të ndihen më fort në zonën përreth. Lëkundjet janë ndjerë në Sarandë e Vlorë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Xh.K/ReportTv.al himare Vlore sarande termet Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 5831 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

