Lajme Zone
Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë, 37 të vrarë! Kievi: Putini po përgatit një ofensivë tokësore!
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë, 37 të vrarë! Kievi: Putini po përgatit një ofensivë tokësore!

Rusia dhe Ukraina kanë vijuar sulmet ndaj njëra-tjetrës. Forcat ukrainase shënjestruan një rafineri të madhe nafte në Oblast në veriperëndim të Rusisë

Rusia ka vijuar me sulmet në Ukrainë edhe gjatë orëve të natës. Të paktën 37 persona u vranë në Bucha, pas një sulmi ajror. Shpërthime u dëgjuan edhe në disa lagje të Kievit. Ndërkohë forcat ukrainase shënjestruan një rafineri të madhe nafte në Oblast në veriperëndim të Rusisë, dhe një bazë ajrore në Krai Krasnodar, raporton The Kyiv Independent. LEXO edhe...Putin porosi mësuesve në Rusi: Shpjegojuni fëmijëve luftën në Ukrainë duke përdorur zinxhirin ushqimor Sipas Bloomberg , Ukraina ka marrë raporte të inteligjencës ku tregojnë planet e Putinit për të nisur një ofensivë të re tokësore drejt Kievit dhe Çernigovit, në veri të vendit. Rusia u përpoq të bënte një ofensivë tokësore drejt Kievit në ditët e para të luftës së pushtimit, katër vjet e gjysmë më parë; Ukraina arriti ta zmbrapste sulmin pjesërisht falë informacionit të dhënë nga CIA, e udhëhequr atëherë nga William Burns . lajm ne perditesim... Xh.K/ReportTv.al lufta ne ukraine Rusi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 5859 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?