Lajme Zone
Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan, ja sa ishte magnituda
BotëTop Channel

Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan, ja sa ishte magnituda

Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes, rreth orës 15:37.

Lëkundje sizmike janë ndier pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit dhe të Lushnjes, rreth orës 15:37. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku, lëkundjet janë raportuar të jenë ndier nga banorë të qytetit të Elbasanit, ndërsa deri në këto momente nuk ka informacion për dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet në Qarkun e Fierit, me epiqendër rreth 1 kilometër në verilindje të qytetit të Lushnjes, me magnitudë 3.8 ballë dhe thellësi 10 km. Top Channel