Lajme Zone
Tërmet në Elbasan, ja sa ballë ishte magnituda e lëkundjeve sizmike
Të tjeraBalkanWeb

Tërmet në Elbasan, ja sa ballë ishte magnituda e lëkundjeve sizmike

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka tronditur zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët. Lëkundja e fortë sizmike është regjistruar në orën 16:28 dhe është ndjerë e menjëhershme në të gjithë qytetin e Elbasanit. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm 4 kilometra në juglindje të Elbasanit (rreth 37 km në juglindje të Tiranës), në koordinatat 41.08 N dhe 20.11 E. Lëkundja ka pasur një thellësi vatrore prej 10 kilometrash.

Nga raportimet e para të autoriteteve dhe emergjencave civile nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb