Një tërmet me magnitudë 6,7 ka tronditur Perunë duke shkaktuar momente frike edhe në kryeqytetin Lima, ku qindra persona kanë braktisur banesat dhe ndërtesat publike. Tërmeti u regjistrua në orën 19:09 sipas kohës lokale (00:09 me atë shqiptare), me epiqendër në rajonin e Andeve, Junín, rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit me të njëjtin emër, në një thellësi prej 129 kilometrash. Lëkundjet u ndjenë në shumë rajone të vendit, përfshirë Limën, Callao, Ica, Pasco dhe Huánuco. Në Miraflores, një nga lagjet e kryeqytetit, gazetarët e Agjencisë France-Presse kanë vërejtur shumë njerëz që dolën në rrugë si masë paraprake. Tërmeti u ndje edhe në disa zona të Ekuadorit. LEXO edhe...Tërmeti i fortë godet Perunë, britma dhe panik në Lima! Banorët dalin me vrap nga shtëpitë (VIDEO) Njoftimet e para zyrtare nuk raportuan për viktima apo dëme të konsiderueshme. Megjithatë, verifikimet e mëvonshme nga Mbrojtja Civile e Perusë dokumentuan pasoja në disa zona. Në rajonin e Junín u raportuan dëme në ndërtesa banimi dhe objekte publike, përfshirë spitalin e Pichanaqui-t dhe disa struktura universitare në Chanchamayo. Në Ulcumayo u raportuan 14 banesa të dëmtuara. Tërmeti shkaktoi gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrëshqitje gurësh në disa akse rrugore. Veçanërisht të prekura ishin disa segmente të rrugës mes Tarma-s dhe San Ramón-it, si dhe rruga që lidh Limën me Huancayo-n, ku ndërhynë ekipet e emergjencës dhe mjetet për të larguar materialet e rëna në karrexhatë. Nuk raportohet për të vdekur apo të plagosur. Peruja ndodhet përgjatë të ashtuquajturës Unaza e Zjarrit e Paqësorit, një brez i gjerë që rrethon oqeanin dhe përqendron një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit sizmik dhe vullkanik në botë. Vendi është veçanërisht i ekspozuar ndaj tërmeteve për shkak të konvergjencës së pllakës tektonike Nazca me atë të Amerikës së Jugut. Në vitin 2007, një tërmet shkatërrues me magnitudë 7,9 ballë goditi rajonin e Ica-s, duke shkaktuar rreth 500 viktima./Corriere Ora 09:48 Tërmeti i fortë godet Perunë, britma dhe panik në Lima! Banorët dalin me vrap nga shtëpitë (VIDEO) Ishte ora 19:09 e mbrëmjes së të premtes në Lima të Perusë, kur u lëkund toka në Peru. Tërmeti me epiqendër në Ande u ndie edhe në kryeqytetin Lima.Pamjet që vijnë prej andej tregojnë momentin kur qetësia e një lagjeje të varfër të kryeqytetit thyhet nga britmat e njerëzve të lemerisur, të cilët dalin me vrap nga shtëpitë, në përpjekje për të gjetur një vend të sigurt.Tërmeti me magnitudë 6.7 u regjistrua në një thellësi prej 129 kilometrash, me epiqendër në rajonin e Junínit, por lëkundjet u ndien në një pjesë të madhe të vendit.Frika kaploi edhe Kongresin e Perusë, ku deputetët ndërprenë punimet dhe u larguan nga ndërtesa.Megjithëse lëkundjet shkaktuan panik, sipas raportimeve të para nuk ka viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet përjashtuan gjithashtu rrezikun e një cunami. Share P.J/U.D/ReportTv.al peru Lima termet Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 59.9% Jo 30.6% Nuk e di 9.5% Vota total: 2474 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?

