Lajme Zone
Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro! Momente paniku mes banorëve, s’ka viktima
BotëReport TV

Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro! Momente paniku mes banorëve, s’ka viktima

Qendra Euro-Mesdhetare Sizmologjike (EMSC) vlerësoi se rreth 66 milionë njerëz e kanë ndier tërmetin, duke paralajmëruar gjithashtu mundësinë e lëkundjeve pasuese në orët ose ditët në vijim.

Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi Egjiptin në orët e para të mëngjesit të së hënës. Lëkundjet sizmike u ndjenë gjithashtu në Palestinë, Jordani, Liban dhe Qipro. Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të konsiderueshme. Sipas Institutit Kombëtar Egjiptian për Kërkime Astronomike dhe Gjeofizike, tërmeti u regjistrua në orën 03:01 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 38 kilometra nga Suezi. LEXO edhe...Tërmet 7.1 ballë në jug të Japonisë, shëmbet qendra tregtare, mbyllet aeroporti dhe del nga shinat një tren, mediat: 30 persona të bllokuar Qendra Euro-Mesdhetare Sizmologjike (EMSC) vlerësoi se rreth 66 milionë njerëz e kanë ndier tërmetin, duke paralajmëruar gjithashtu mundësinë e lëkundjeve pasuese në orët ose ditët në vijim. Sipas dëshmitarëve, tërmeti shkaktoi lëkundje të forta të ndërtesave dhe momente paniku mes popullsisë. Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane ka aktivizuar planet e emergjencës në zonat e prekura, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndërtesat e vjetra ose ato që paraqesin çarje strukturore./Corriere ? 5.3-magnitude earthquake strikes Egypt's Ismailia province? The quake is felt in Cairo and several other cities, with no immediate reports of casualties or damage as authorities activate emergency response measures and place hospitals on maximum alert… pic.twitter.com/DeqlzGxWK4 — Anadolu English (@anadoluagency) August 3, 2026 P.J/ReportTv.al termet egjipt Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.6% Vota total: 3712 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?