Lajme Zone
Tërmet me magnitudë 3.1 në juglindje të Shqipërisë/ Epiqendra pranë Korçës
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tërmet me magnitudë 3.1 në juglindje të Shqipërisë/ Epiqendra pranë Korçës

Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë.

Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet janë regjistruar në orën 09:36:50, me epiqendër në koordinatat 40.560; 20.800. Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 7 kilometra në jug-juglindje të Korçës dhe rreth 86 kilometra në jug-juglindje të Elbasanit. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar nga lëkundjet. Magnituda 3.1 konsiderohet një tërmet i lehtë, por për shkak të thellësisë së vogël mund të jetë ndier nga banorët në zonën përreth Korçës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb