Arrestohet në Krujë Ylli Zalla, një personazh i shumëkërkuar nga Policia.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ka përgëzuar strukturat e Policisë së Shtetit për përfundimin me sukses të operacionit.
Sipas Lamallarit, operacioni u zhvillua në Krujë dhe në të morën pjesë Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. “Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor ‘Fundi i Arratisë’, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, deklaroi ministri.
Ylli Zalla, sipas ministrit, i shmangej drejtësisë, ndërsa pas operacionit të zhvilluar në Krujë është vënë në pranga nga Policia e Shtetit.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e arrestimit dhe veprat penale për të cilat Zalla ishte në kërkim. Ministri i Brendshëm për arrestimin e shtetasit Ylli Zalla:
Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.
Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

