Tre drejtues automjetesh të moshave 30, 35 dhe 47 vjeç janë vënë nën hetim pasi dyshohet se tentuan të korruptonin policinë. Sipas policisë, dy raste u konstatuan në Durrës dhe një në Kavajë. Tre personat dyshohet se u ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore në mënyrë që të shmangnin gjobat pasi kishin shkelur rregullat e qarkullimit dhe kishin dokumentacion të parregullt. LEXO edhe...Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, qindra automjete në radhë pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit! Policia në terren për menaxhimin e situatës Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i policisë: DVP Durrës/Policia Rrugore godet 3 raste të tentativës për mitëdhënie. Procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh që iu ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative. Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë ndaluar disa drejtues automjetesh që janë konstatuar duke kryer shkelje. Në 2 raste në Durrës dhe në 1 rast në Kavajë, 3 drejtues automjetesh me dokumentacion të parregullt kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për këtë shkelje. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesit e automjeteve, shtetasit K. M., 47 vjeç, E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë. A.C/ReportTv.al policia rrugore kavaje gjoba Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.5% Jo 33% Nuk e di 6.4% Vota total: 3644 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

