Lajme Zone
Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune
TeknologjiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

Tre anëtarë të së njëjtës familje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai) janë shoqëruar nga policia, pasi tentuan të futnin sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për gra në Pojskë të Pogradecit. Rasti u zbulua një ditë më parë, kur familjarët kishin shkuar për të vizituar të afërmen e tyre, e cila po vuan dënimin për veprën penale të mashtrimit në këtë burg. Gjatë kontrollit të çantave me rroba që ata kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e burgut zbuluan se ata kishin fshahur një thikë dhe një telefon celular.

Tre anëtarë të së njëjtës familje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai) janë shoqëruar nga policia, pasi tentuan të futnin sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për gra në Pojskë të Pogradecit.

Rasti u zbulua një ditë më parë, kur familjarët kishin shkuar për të vizituar të afërmen e tyre, e cila po vuan dënimin për veprën penale të mashtrimit në këtë burg. Gjatë kontrollit të çantave me rroba që ata kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e burgut zbuluan se ata kishin fshahur një thikë dhe një telefon celular.

Familja rumune kishte mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë më parë.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar arsyet e futjes së thikës, pasi e dënuara nuk ka pasur konflikte me të burgosurat e tjera. Pas ngjarjes u ushtrua kontroll edhe në qelinë e saj, ku nuk u gjend asnjë send tjetër i paligjshëm. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet burgu i graveqeli