Lajme Zone
Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy patriotët
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy patriotët

Një tentativë vrasjeje me armë zjarri, që tronditi Miranon mbrëmjen e 1 korrikut, ka çuar në arrestimin e dy shqiptarëve të dyshuar pas një muaji në arrati. Luigj Makaj, 44 vjeç, dhe Armiol Gjoka, i njohur me nofkën “Molli”, 40 vjeç, u prangosën në orët e para të mëngjesit të 27 korrikut nga karabinierët e Mestre, Mirano dhe Jesolo, me mbështetjen e njësisë kinofile të Torreglias.

Një tentativë vrasjeje me armë zjarri, që tronditi Miranon mbrëmjen e 1 korrikut, ka çuar në arrestimin e dy shqiptarëve të dyshuar pas një muaji në arrati. Luigj Makaj, 44 vjeç, dhe Armiol Gjoka, i njohur me nofkën “Molli”, 40 vjeç, u prangosën në orët e para të mëngjesit të 27 korrikut nga karabinierët e Mestre, Mirano dhe Jesolo, me mbështetjen e njësisë kinofile të Torreglias.

Sipas hetimeve, dy të dyshuarit kishin sulmuar edhe më herët R.K., një 25-vjeçar shqiptar, dhe të dashurën e tij. Ngjarja kishte ndodhur mes fundit të shkurtit dhe fillimit të marsit, kur çifti u detyrua të strehohej në rulotin ku jetonte për t’i shpëtuar të shtënave me armë.

Prokuroria italiane dyshon se konflikti nisi pasi i riu kishte vendosur të largohej nga aktiviteti i shpërndarjes së drogës dhe kishte gjetur punë në kantierë të vegjël ndërtimi në Venecia. Ky vendim, sipas hetuesve, nuk u pranua nga grupi kriminal, i cili fillimisht tentoi ta bindte të ndryshonte mendje dhe më pas organizoi sulmin e 1 korrikut në rrugën Via Desman, në Mirano.

Sipas dosjes hetimore, Makaj konsiderohet organizatori i atentatit, ndërsa Gjoka personi që hapi zjarr. Dyshohet se ata i dolën përpara 25-vjeçarit dhe i kërkuan të ndalonte për të biseduar. Kur ai tentoi të largohej me vrap, Gjoka e ndoqi dhe qëlloi në drejtim të pjesës së sipërme të trupit. Viktima arriti të shmangte goditjen fatale në çastin e fundit, ndërsa plumbi e preku mes qafës dhe klavikulës së djathtë. Rrethanat e sakta do të përcaktohen nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Hetuesit dyshojnë se, ndërsa i riu ishte i plagosur në tokë, Makaj iu afrua duke i drejtuar armën në kokë, por ndërhyrja e shërbimeve të emergjencës bëri që autorët të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Pas sulmit, Makaj u fsheh fillimisht te një mik, ndërsa Gjoka u kthye në banesën e partneres së tij në Jesolo.

Për një muaj, karabinierët i mbajtën nën vëzhgim përmes përgjimeve telefonike, ndjekjeve dhe gjurmëve elektronike, derisa zbuluan vendndodhjen e tyre dhe ekzekutuan urdhrat e arrestit.

Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata autorizoi edhe kontrolle të shumta në banesat e personave të lidhur me dy të dyshuarit, pasi ekzistonte dyshimi se ata vazhdonin të ishin të armatosur me pistoletat e përdorura në atentat. Në kuadër të operacionit u kontrolluan shtëpitë e partnerëve, miqve, ish-bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të tyre. Një nga përgjimet telefonike që tërhoqi vëmendjen e hetuesve përmbante frazën: "Ai tjetri nuk e mbaroi punën dhe tani do të shkojnë ta kërkojnë edhe te familja e tij."

Sipas autoriteteve, hetimi u komplikua nga mungesa e bashkëpunimit dhe rrjeti i gjerë i heshtjes. U kontrollua edhe banesa e babait të të dashurës së viktimës, pasi dyshohet se ai kishte kontaktuar njërin nga të hetuarit pak ditë pasi dhëndri i tij ishte marrë në pyetje nga policia.

Gjatë operacionit u sekuestruan telefonata, mesazhe, audio, video, fotografi, e-mail dhe komunikime në rrjetet sociale, të cilat konsiderohen prova me rëndësi për hetimin.

Luigj Makaj përfaqësohet nga avokati Riçardo Piazza, ndërsa Armiol Gjoka nga Roberto Rechichi. Me urdhër të Prokurorisë, ata janë dërguar në dy burgje të ndryshme, njëri në Venecia dhe tjetri në Padova.