Lajme Zone
Tentativat nuk mjaftojnë, Kosova ndan pikët me Izraelin! Humbet shansin për t’iu afruar Austrisë
SportReport TV

Tentativat nuk mjaftojnë, Kosova ndan pikët me Izraelin! Humbet shansin për t’iu afruar Austrisë

Kosova pati një mundësi të mirë për t’u afruar me Austrinë kryesuese, por nuk ia doli të fitojë.

Kosova është ndalur në barazim pa gola, 0-0, në ndeshjen e tretë në ligën e Kombeve kundër Izraelit. ‘dardanët’ kërkonin të riktheheshin te fitorja pas disfatës me Austrinë dhe patën disa shanse të mira në pjesën e dytë, por portieri i izraelitëve ishte i pakalueshëm. Në fund të dy skuadrat ndanë pikët, ndërsa një lajm i mirë për të besuarit e Franco Foda-s erdhi edhe nga ndeshja tjetër e grupit. Austria e vendit të parë barazoi 2-2 në transfertë kundër Irlandës. Për të besuarit e Ralf Ragnick ky rezultat mund të konsiderohet pozitiv, pasi në pjesën e parë kaluan në disavantazh të dyfishtë. LEXO edhe...Ushtria izraelite kryen sulme masive në qytetin e dytë jugor të Libanit Pas 3 ndeshjeve në grupin 3 të Ligës B në Ligën e Kombeve Austria renditet e para me 7 pikë, e ndjekur nga Kosova me 4 po aq sa Irlanda e vendit të tretë, ndërsa Izraeli pikën e vetme e mori sonte kundër ‘dardanëve’. Ne.k./ReportTv.al austria Liga e Kombeve izraeli kosova Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.2% Jo 23.4% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2197 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?