Lajme Zone
PolitikëReport TV

Tentativa e grushtit të së djathtës shqiptare. A do të mbetet edhe drejtësia e re në tentativë?


Nëse SPAK nuk arrin të hetojë plotësisht një ngjarje publike dhe të filmuar, çfarë mund të presë qytetari nga hetimi i çështjeve ku faktet fshihen, komunikimet kodohen, paratë kalojnë nëpër disa kompani dhe përgjegjësia shpërndahet mes zyrtarëve, ndërmjetësve dhe përfituesve?

Nesër, më 4 shtator 2026, Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë në dhomë këshillimi ankimin e deputetit Vullnet Sinaj kundër vendimit për pushimin e procedimit penal që lidhet me tentativën e deputetit Bledion Nallbati për ta goditur me grusht gjatë seancës parlamentare të 30 tetorit 2023. Çështja rikthehet në Gjykatën e Posaçme të Apelit pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 00-2026-477 (74), datë 23 prill 2026, pranoi rekursin e Vullnet Sinajt, prishi vendimin e mëparshëm dhe e ktheu çështjen për rishqyrtimin në themel të ankimit. LEXO edhe...Ngjarjet kriminale në Mirditë, Orikum e Korçë, PD: Shqipëria po terrorizohet nga krimi, policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas Vendimi i nesërm do të tregojë nëse ligji penal zbatohet edhe brenda Kuvendit të Shqipërisë, apo nëse tentativa e një deputeti për të goditur një koleg mund të trajtohet si çështje disiplinore vetëm sepse ka ndodhur në sallën e Kuvendit. Ngjarja nuk ndodhi në ndonjë rrugicë të errët të Tiranës, pa dëshmitarë e pa kamera. Ndodhi në sallën e Kuvendit, përpara deputetëve dhe punonjësve të Gardës, ndërsa seanca regjistrohej nga disa kënde. Sipas përshkrimit të pamjeve në aktet e Prokurorisë, Bledion Nallbati ngriti krahun e djathtë për ta goditur me grusht Vullnet Sinajn. Goditja nuk u realizua vetëm sepse ndërhynë personat që ndodheshin mes tyre. Fakti që grushti i Bledion Nallbatit nuk e arriti Vullnet Sinajn nuk e përjashton Nallbatin nga përgjegjësia penale. Neni 22 i Kodit Penal përcakton se vepra penale mbetet në tentativë kur personi ndërmerr veprime të drejtpërdrejta për kryerjen e saj, por vepra ndërpritet dhe nuk përfhet për rrethana të pavarura nga vullneti i tij. Në rastin konkret, Nallbati ndërmori veprime të drejtpërdrejta për ta goditur Sinajn, por goditja u pengua nga ndërhyrja e personave që ndodheshin mes tyre, pra nga një rrethanë e pavarur nga vullneti i tij. Neni 23 i Kodit Penal është edhe më i qartë: “Personi që tenton të kryejë një krim përgjigjet për të.” Në vendimin për pushimin e çështjes, Prokuroria e Posaçme e përshkruan vetë tentativën e Nallbatit, por nuk jep asnjë arsye juridike përse ai nuk duhet të mbajë përgjegjësi penale për të. Në fund të nenit 23 nuk ka asnjë shënim që i përjashton deputetët nga përgjegjësia penale kur veprimet e tyre mbeten në tentativë. Edhe më flagrant është fakti se Prokuroria e Posaçme kërkoi pushimin e procedimit pa identifikuar dhe pyetur deputetët, punonjësit e Gardës dhe personat e tjerë të pranishëm gjatë ngjarjes. Nuk siguroi nga Kuvendi as videoregjistrimet origjinale dhe të plota të të gjitha kamerave. SPAK e konsideroi hetimin të përfunduar pikërisht aty ku duhej të fillonte verifikimi i plotë i ngjarjes. Të njëjtin standard tregon edhe fakti se Bledion Nallbati nuk u regjistrua në regjistrin e njoftimeve të veprave penale në cilësinë e personit të cilit i atribuohej vepra penale. Për qytetarin e zakonshëm mjafton dyshimi që emri t’i regjistrohet dhe ai të thirret, të pyetet e të hetohet. Për deputetin, me sa duket, nuk mjaftojnë as kamerat e Kuvendit. Vendimi i nesërm pritet të ndikojë jo vetëm në praktikën e Kuvendit, por edhe në atë të gjykatave, prokurorive dhe institucioneve të tjera publike. Nëse tentativa për të goditur një funksionar për shkak të detyrës nuk sjell përgjegjësi penale kur ndodh në Kuvend, përse e njëjta sjellje duhet të trajtohet ndryshe kur ndodh në një gjykatë, prokurori apo institucion tjetër publik? Dhe nëse një deputet nuk mban përgjegjësi për tentativën për të goditur një koleg për shkak të detyrës, përse duhet të mbajë përgjegjësi qytetari i zakonshëm? Nga ana tjetër, kjo dosje vë drejtpërdrejt në provë cilësinë profesionale dhe vullnetin hetimor të Prokurorisë së Posaçme. Nëse SPAK nuk arrin të hetojë plotësisht një ngjarje publike dhe të filmuar, çfarë mund të presë qytetari nga hetimi i çështjeve ku faktet fshihen, komunikimet kodohen, paratë kalojnë nëpër disa kompani dhe përgjegjësia shpërndahet mes zyrtarëve, ndërmjetësve dhe përfituesve? Në këtë rast, problemi nuk është mungesa e mjeteve. Problemi është standardi i hetimit, i cili ndryshon sipas personit që ndodhet përballë drejtësisë. Grushti i së djathtës shqiptare mbeti në tentativë. Nesër do të mësojmë nëse edhe drejtësia e re do të mbetet në tentativë. U.D/E.H/ReportTv.al vullnet sinaj gjykata e posacme e apelit kodi penal Bledion Nallbati kuvend PD Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.8% Të gabuar 20.2% Nuk e di 4% Vota total: 1476 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?