Lajme Zone
Tensionohet situata në Tiranë, Policia përdor sprej dhe ujë ndaj protestuesve
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tensionohet situata në Tiranë, Policia përdor sprej dhe ujë ndaj protestuesve

Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministrisë së Arsimit.

Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministrisë së Arsimit.Vetëm pak minuta më parë, protestues të maskuar kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të policisë, ndërsa këta të fundit u kanë bërë thirrje të mos përfshihen në akte dhune dhe të tërhiqen. Policia ka përdorur sprej në përpjekje për të shpërndarë protestuesit, ndërsa është hedhur edhe ujë në drejtim të tyre. Ndërkohë, disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, ndërsa më pas i kanë pozicionuar përballë forcave të policisë dhe autoboteve me ujë, raporton euronews.al.