Lajme Zone
Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?
PolitikëPamfleti

Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?

Një pyetje që Sali Berishës duhet t'i djegë më shumë se një mijë akuza të Edi Ramës. Sepse nuk erdhi nga socialistët. Erdhi nga të rinjtë që kanë dalë në rrugë kundër pushtetit dhe që nuk pranojnë t'i dorëzohen opozitës së vjetër.

Foto ilustruese/ Revolucione të dështuara, humbje pa fund dhe premtime boshe, ndërsa Rama forcon pushtetin dhe qeveria miraton leje ndërtimi për projekte të lidhura me familjarët e Berishës. Në podium armiq të përbetuar, në politikë një marrëdhënie që ngre pikëpyetje të forta Ua plasën në fytyrë studentët. Pa dorashka, pa respektin fals që kërkojnë politikanët dhe pa atë gjuhën e shpëlarë që përdoret prej vitesh për të justifikuar çdo poshtërsi politike.

Një pyetje që Sali Berishës duhet t'i djegë më shumë se një mijë akuza të Edi Ramës. Sepse nuk erdhi nga socialistët. Erdhi nga të rinjtë që kanë dalë në rrugë kundër pushtetit dhe që nuk pranojnë t'i dorëzohen opozitës së vjetër.

Çfarë dreq opozite është kjo që prej trembëdhjetë vitesh premton rrëzimin e Ramës dhe përfn duke i numëruar mandatet e tij?

Çfarë opozite është ajo që çdo protestë e quan revolucion, çdo humbje e shpall fitore morale dhe çdo dështim e mbulon me të njëjtin refren bajat për tradhtinë, manipulimin dhe regjimin?

Sali Berisha kërkon t'i besojnë verbërisht. Të dalin në shesh për të, të përplasen me policinë, të brohorasin emrin e tij dhe pastaj të kthehen në shtëpi, ndërsa ai vazhdon të mbajë peng drejtimin e Partisë Demokratike.

Deri kur?

Demokratët nuk janë ushtarë që mund të ushqehen pafundësisht me premtime boshe. Nuk janë pronë personale e një kryetari që e ka kthyer rikthimin e vet politik në betejën kryesore të partisë.

Berisha flet gjithë ditën për Edi Ramën, por shumë më rrallë për përgjegjësinë e tij. Sa herë që përballet me bilancin e opozitës, gishti drejtohet nga Kryeministria. Sa herë që pyetet për humbjet, përgjigjja është e njëjtë: na vodhën.

Mirë, na vodhën. Një herë, dy herë, tri herë. Atëherë çfarë pune bën opozita? Përse ekziston një parti me struktura, deputetë, financime dhe drejtues, nëse rezultati i vetëm që u ofron mbështetësve është të presin humbjen e radhës për të dëgjuar të njëjtat justifikime?

Kjo është tallje me demokratët.

Më e rëndë bëhet kur Berisha paraqitet si armiku i përjetshëm i sistemit, duke harruar se ka qenë një prej arkitektëve të tij. Ka qeverisur, ka ndryshuar rregullat e lojës dhe ka bërë marrëveshje politike me kundërshtarët që sot i shpall përgjegjës për çdo fatkeqësi të vendit.

Sot kërkon të shitet si njeriu që do ta përmbysë gjithçka.

Kujt ia shet këtë përrallë?

Edi Rama nuk ka nevojë që Berisha ta lavdërojë. I mjafton një opozitë e përçarë, e konsumuar dhe e paaftë për të zgjeruar besimin përtej njerëzve që e ndjekin prej dekadash.

Ky është paradoksi i hidhur i politikës shqiptare. Berisha e sulmon Ramën me fjalët më të rënda, ndërsa dobësitë e opozitës së tij i krijojnë kryeministrit një avantazh të vazhdueshëm politik.

Prandaj britma e studentëve është kaq e rëndë.

“Si u shite gjithë këto vite?”

Është akuza e një brezi që nuk ka ndër mend të duartrokasë një plakje të pafundme politike. Një brezi që sheh të njëjtat fytyra, të njëjtat pazare institucionale, të njëjtat premtime dhe të njëjtën luftë për karrige.

Ka ardhur koha që opozita të mos e trajtojë çdo kritik si armik dhe çdo pyetje të pakëndshme si komplot. Sepse kjo mendësi është po aq arrogante sa ajo që Berisha pretendon se lufton.

Një parti që nuk duron t'i kërkojnë llogari për trembëdhjetë vite opozitë ka një problem shumë më të madh se Edi Rama.

Ka problem me të vërtetën e vet.

Sali Berisha mund të vazhdojë të bërtasë nga podiumi se do ta rrëzojë kryeministrin. Mund të vazhdojë të shpallë data historike, beteja finale dhe revolucione pa fund.

Studentët i kanë bërë një pyetje shumë më të thjeshtë.

Përse, pas gjithë kësaj zhurme, gjithë këtyre viteve dhe gjithë këtyre premtimeve, Rama është ende në pushtet?

Nëse përgjigjja e vetme është përsëri “na i vodhi zgjedhjet”, atëherë demokratët kanë të drejtë të pyesin: për çfarë na duhet një opozitë që di vetëm të humbasë dhe të ankohet?

Mjaft me këtë teatër të mallkuar politik.

Një opozitë nuk mund të kërkojë besim të pakufizuar dhe të mos pranojë asnjë përgjegjësi për rezultatet e veta.

Sali Berisha nuk ka pse të presë që Edi Rama t'ia tregojë këtë.

Ia thanë studentët, mu përpara derës së partisë së tij.

Ndërsa Berisha bërtet çdo ditë kundër Ramës dhe premton rrëzimin e tij, qeveria miraton leje ndërtimi për projekte të lidhura me familjarët e Berishës. Në podium armiq të përbetuar, përballë interesave të ndërtimit lindin pyetje që asnjëri nuk i sqaron. Studentët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje: çfarë fshihet pas kësaj marrëdhënieje politike? mark shkreli pd rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Hungaria hap dosjet e komunizmit: Mes së vërtetës historike, traumave sociale dhe luftës politike 7 Nëntor 2026, 14:4614:46Forum Përse pasuria nuk krijoi elitë në Shqipëri? 7 Nëntor 2026, 13:5613:56Forum Revolucioni që brezi i ri e bëri ndryshe! 7 Nëntor 2026, 10:2210:22Forum Fundi i “përbindëshave” të Beogradit, revolucioni që përmbysi Serbinë 6 Nëntor 2026, 21:4021:40Forum Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat 6 Nëntor 2026, 18:5018:50Forum Brukseli dërgoi një raport, në Tiranë mbërritën dy! 6 Nëntor 2026, 11:1111:11Forum