Lajme Zone
Sulm me armë në Poloni, pesë të vrarë dhe disa të plagosur në Krakovë (Foto/Video)
BotëPamfleti

Sulm me armë në Poloni, pesë të vrarë dhe disa të plagosur në Krakovë (Foto/Video)

Sipas raportimeve të mediave polake, përfshirë RMF FM, Onet dhe TVP, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:03, pranë Sheshit Kryesor të qytetit, në zonën e rrugës Sławkowska.

Tronditet Polonia Pesë persona raportohen të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Krakovës, në Poloni. Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, ndërsa policia ka nisur një operacion për kapjen e autorëve. Kryeministri Donald Tusk ka reaguar duke konfirmuar se autoritetet po hetojnë rrethanat e sulmit. Një sulm me armë zjarri ka shkaktuar viktima dhe të plagosur pasditen e së shtunës, në qytetin e Krakovës, në jug të Polonisë.

Sipas raportimeve të mediave polake, përfshirë RMF FM, Onet dhe TVP, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:03, pranë Sheshit Kryesor të qytetit, në zonën e rrugës Sławkowska.

Bilanci i raportuar ka arritur në pesë viktima, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës të rajonit të Polonisë së Vogël, Hubert Ciepły, ka konfirmuar se nga të shtënat ka të vrarë dhe të plagosur. Strzelanina na rynku głównym w Krakowie 3 osoby nie żyją #rynek #krakow #poland

— mat tam (@kitrvj) November 7, 2026 Sipas informacioneve të përcjella nga shërbimet e emergjencës, një person i armatosur ka qëlluar nga një automjet që po lëvizte përgjatë rrugës Sławkowska, në drejtim të sheshit kryesor të Krakovës.

"Një burrë që kishte hyrë me makinë në shesh filloi të qëllonte drejt njerëzve të rastësishëm nga makina e tij. Autori është ndaluar. Disa persona janë plagosur, përfshirë oficerë policie", njoftoi policia. Dëshmitarët kanë treguar se një automjet i zi ka kaluar nëpër zonë dhe nga brenda tij janë qëlluar me armë zjarri persona që ndodheshin në rrugë. Më pas shoferi i automjetit doli nga makina dhe filloi të qëllonte edhe drejt oficerëve të policisë.

"Autori u plagos dhe u ndalua. Prokurorët, policia dhe të gjitha shërbimet tashmë po punojnë në vendngjarje, duke siguruar prova dhe duke hetuar rrethanat e sulmit. Shteti po ndërmerr veprime. U bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë dhe të mos pengojnë punën e shërbimeve. Do ta nxjerrim autorin e këtij krimi para drejtësisë", tha një zyrtar i policisë.

Të shtënat kanë shkaktuar panik mes kalimtarëve dhe personave që ndodheshin në qendër të qytetit. Dëshmitarët kanë treguar se shumë njerëz kanë vrapuar drejt dyqaneve dhe lokaleve për t'u strehuar. Nga sulmi janë dëmtuar gjithashtu një dyqan dhe një tramvaj i transportit publik.

Menjëherë pas njoftimit për të shtënat, policia ka mobilizuar patrullat e disponueshme dhe ka nisur një operacion në zonën e ngjarjes. Në qendër të qytetit kanë mbërritur ambulanca, zjarrfikës dhe forca të shumta policore.

Një helikopter i urgjencës mjekësore ka zbritur në Sheshin Kryesor për të ndihmuar në transportimin dhe trajtimin e të plagosurve. Shërbimet e emergjencës u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të shmangin zonën dhe të qëndrojnë në vende të sigurta gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit.

Policia e Krakovës ka bërë të ditur për mediat vendase se, menjëherë pas marrjes së informacionit për të shtënat, ka dërguar në vendngjarje të gjitha patrullat e disponueshme.

Ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk ka reaguar përmes një mesazhi në platformën X, duke deklaruar se po informohet vazhdimisht nga ministri i Brendshëm për zhvillimet në Krakovë.

“Ministri i Brendshëm po më mban vazhdimisht të informuar për situatën në Krakovë pas të shtënave tragjike. Policia po heton motivet dhe të gjitha rrethanat e sulmit”, ka deklaruar Tusk. poloni sulm arme a84f2860 80cf 4ba2 a2a8 a56ee116b770jpg 50868428 4555 41c6 9dfb aa506c7cb350jpg bec5d639 8910 46b7 8d9c 44bb88e4bce9jpg screenshot 5 screenshot 6 screenshot 4 uid 308c31aa2bca4384a65f233f8ad52b03 width 1200 play 0 pos 0 gs 0 height 675 poland police 1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota SHBA-ja në udhëkryq mes diplomacisë dhe luftës me Iranin, Trump përballet me presion për të vepruar 7 Nëntor 2026, 15:0815:08Rajoni dhe Bota Sulm kibernetik ndaj ministrit të Jashtëm italian, të dhënat personale të Tajanit publikohen në “rrjetin e errët” 7 Nëntor 2026, 14:3914:39Rajoni dhe Bota A do ta mbyllë Presidenti Herzog epokën Netanyahu? Izraeli në prag të një kapitulli të ri politik 7 Nëntor 2026, 13:4613:46Rajoni dhe Bota Nga punëtore në një fabrikë pa diplomë të shkollës së mesme në kandidate për presidente të Gjermanisë, kush është Ilse Aigner? 7 Nëntor 2026, 13:3513:35Rajoni dhe Bota Giorgia Meloni dhe normalizimi i autoritarizmit në Itali 7 Nëntor 2026, 13:2513:25Rajoni dhe Bota Rusia sulmon Kievin tre ditë para negociatave të paqes 7 Nëntor 2026, 13:1413:14Rajoni dhe Bota