Lajme Zone
Tensionohet situata në Kosovë, kërkohet votimi përfundimtar i ligjit për Specialen! Përleshje me Policinë e gaz lotsjellës, Kurti-Hamza mbyllin takimin pa marrëveshje
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tensionohet situata në Kosovë, kërkohet votimi përfundimtar i ligjit për Specialen! Përleshje me Policinë e gaz lotsjellës, Kurti-Hamza mbyllin takimin pa marrëveshje

Situata ka eskaluar mbrëmjen e së hënës para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kërkojnë votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Pas orësh tensionesh, grupe protestuesish janë përleshur me Njësinë Speciale të Policisë, ndërsa janë hedhur mjete piroteknike dhe Policia ka përdorur gaz lotsjellës e sprej për të shpërndarë turmën. Forca të shumta policore janë dislo

Situata ka eskaluar mbrëmjen e së hënës para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kërkojnë votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Pas orësh tensionesh, grupe protestuesish janë përleshur me Njësinë Speciale të Policisë, ndërsa janë hedhur mjete piroteknike dhe Policia ka përdorur gaz lotsjellës e sprej për të shpërndarë turmën. Forca të shumta policore janë dislokuar rreth Kuvendit, ndërsa Policia ka nxjerrë edhe kamionët me ujë. Protestuesit kanë bllokuar një prej rrugëve kryesore dhe kanë vendosur pengesa, ndërsa një kontejner mbeturinash është përfshirë nga flakët. Sipas raportimeve nga vendngjarja, ka edhe efektivë policie të lënduar. LEXO edhe...Tension para Kuvendit të Kosovës! Deputeti i VV tentoi të braktisë seancën, protestuesit e hedhin nga gardhi: Nuk ikën pa votuar Specialen (VIDEO) Tensionet janë zhvendosur edhe brenda godinës së Kuvendit. Deputetë që ndodhen brenda kanë thënë se gazi lotsjellës i përdorur nga Policia jashtë ka depërtuar në ambientet e institucionit, ndërsa një autoambulancë është parë duke mbërritur pranë Kuvendit. Përplasjet nisën pasi protestuesit bllokuan hyrjet e Kuvendit dhe hodhën mjete piroteknike drejt godinës. Edhe gjatë paradites, mjetet piroteknike kishin shkaktuar dëmtimin e disa xhamave të Kuvendit. Protestuesit kërkojnë që deputetët të mos largohen nga Kuvendi pa votuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Më herët situata u tensionua kur deputeti i Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, tentoi të largohej nga hapësira e Kuvendit. Disa protestues e kapën me forcë dhe e kaluan mbi rrethojat e Policisë, duke e kthyer brenda perimetrit të Kuvendit. Edhe ish-zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndonëse nuk është deputet, u pengua të largohej nga zona dhe u kthye nën përcjelljen e Policisë. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve t'i bashkohen tubimit para Kuvendit. "UÇK-ja ka nevojë për ne. TANI!", shkroi ai, ndërsa më herët kishte deklaruar se deputetët "mund të dalin vetëm mbi trupat tanë". Protesta zhvillohet ndërsa votimi për Specialen është kthyer në pikën kryesore të përplasjes mes LVV-së dhe PDK-së. Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet me 91 vota pro, por ende nuk është zhvilluar leximi i dytë, i nevojshëm për miratimin përfundimtar. LVV kërkon që fillimisht të zgjidhet presidenti i ri i Kosovës, pasi afati kushtetues përfn më 6 tetor, dhe më pas të votohet Specialja. PDK-ja kërkon rendin e kundërt: së pari miratimin përfundimtar të ndryshimeve për Specialen dhe më pas zgjedhjen e presidentit. Albin Kurti dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, zhvilluan një takim pasdite në përpjekje për të gjetur një marrëveshje, por nuk arritën dakordësi. Pas takimit u mblodh edhe grupi parlamentar i PDK-së. Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj pengimit fizik të deputetëve, duke theksuar se presioni politik nuk mund të shndërrohet në presion fizik dhe se deputetët duhet të jenë të lirë të votojnë ose të mos votojnë. Ora 18:20 Tension para Kuvendit të Kosovës! Deputeti i VV tentoi të braktisë seancën, protestuesit e hedhin nga gardhi: Nuk ikën pa votuar Specialen (VIDEO) Tensione para Kuvendit të Kosovës, ndërsa votimi për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara ka ngecur në përplasjen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së për atë që duhet të ndodhë më parë: votimi përfundimtar i ligjit apo zgjedhja e presidentit të ri.Protestuesit e mbledhur rreth Kuvendit kanë penguar deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, që të largohej nga oborri i institucionit. Disa prej tyre e kapën me forcë dhe e 'fluturuan mbi gardhin e vendosur nga Policia, duke e kthyer brenda hapësirës së Kuvendit.Protestuesit paralajmëruan se nuk do të lejojnë deputetët të largohen pa u votuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Më herët, ata penguan të largohej edhe ish-zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili nuk është deputet. Bislimi u kthye nën përcjelljen e Policisë pasi disa protestues e kapën për krahu.Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje që qytetarët t'i bashkohen protestës, ndërsa ka deklaruar se deputetët "mund të dalin vetëm mbi trupat tanë".Tensionet vijnë pasi Kuvendi miratoi në parim ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por votimi përfundimtar në lexim të dytë është përplasur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.LVV kërkon që Kuvendi të zgjedhë fillimisht presidentin, pasi afati kushtetues përfn më 6 tetor, dhe më pas të votojë në lexim të dytë ndryshimet për Specialen. PDK-ja kërkon të kundërtën: fillimisht votimin përfundimtar të ligjit dhe më pas zgjedhjen e presidentit.Për të gjetur një marrëveshje, Albin Kurti dhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, zhvilluan një takim, i cili përfi pa ndonjë njoftim nëse palët kanë arritur dakordësi. Pas takimit është mbledhur grupi parlamentar i PDK-së.Instituti i Kosovës për Drejtësi reagoi ndërkohë ndaj incidenteve, duke u kërkuar protestuesve të mos pengojnë fizikisht deputetët. Sipas IKD-së, protesta dhe presioni politik nuk mund të shndërrohen në presion fizik ndaj të zgjedhurve. Share U.D/ReportTv.al Gjyqi ndaj UCK ne Hage Albin Kurti prishtine kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22% Nuk e di 6.8% Vota total: 2353 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?