Lajme Zone
Tensionet përshkallëzohen në Detin e Kuq, dy marinarë humbin jetën gjatë sulmit ndaj një anijeje
BotëTop Channel

Tensionet përshkallëzohen në Detin e Kuq, dy marinarë humbin jetën gjatë sulmit ndaj një anijeje

Dy marinarë, një shtetas pakistanez dhe një indonezian, kanë humbur jetën pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare pranë brigjeve të Jemenit, në hyrje të Detit të Kuq.

Dy marinarë, një shtetas pakistanez dhe një indonezian, kanë humbur jetën pas një sulmi ndaj një anijeje tregtare pranë brigjeve të Jemenit, në hyrje të Detit të Kuq. Ngjarja ka ndodhur pranë Ngushticës Bab el-Mandeb, një prej pikave më strategjike për transportin detar ndërkombëtar. Ende nuk është përcaktuar se nga kush janë qëlluar marinarët dhe kush qëndron pas sulmit.

Njoftimi është bërë nga kompania britanike e sigurisë detare Vanguard, pas raportimeve fillestare të publikuara nga UKMTO, struktura që monitoron lëvizjet dhe incidentet që përfshijnë anijet tregtare në këtë zonë.

Sipas raportimeve të Reuters, autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit dhe nuk ka ende një konfirmim përfundimtar mbi autorët.

Nëse sulmi rezulton të jetë kryer nga rebelët Huthi, dy marinarët do të konsideroheshin viktimat e para të regjistruara nga sulmet e tyre në këtë ngushticë. Top Channel