Lajme Zone
Tensionet në Lindjen e Mesme, Mojtaba Khamenei mesazh vendeve të Gjirit: Unitet mes myslimanëve, të njohim armikun e vërtetë
BotëReport TV

Tensionet në Lindjen e Mesme, Mojtaba Khamenei mesazh vendeve të Gjirit: Unitet mes myslimanëve, të njohim armikun e vërtetë

Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit Persik që të forcojnë unitetin mes myslimanëve dhe të “njohin armikun e tyre të vërtetë”. Thirrja u bë në një mesazh të publikuar të dielën në rrjetet sociale, me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed. LEXO edhe...Irani: Marrëveshja me Omanin për të menaxhuar bashkërisht Hormuzin do të hyjë në

Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje vendeve të Gjirit Persik që të forcojnë unitetin mes myslimanëve dhe të “njohin armikun e tyre të vërtetë”. Thirrja u bë në një mesazh të publikuar të dielën në rrjetet sociale, me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed. LEXO edhe...Irani: Marrëveshja me Omanin për të menaxhuar bashkërisht Hormuzin do të hyjë në fuqi sapo SHBA të përmbush angazhimet e saj Në deklaratën e tij, Khamenei iu drejtua liderëve të vendeve të Gjirit, duke u kërkuar që të “kuptojnë planet për përballjen” me armikun e përbashkët. Megjithatë, ai nuk e specifikoi se për cilin shtet apo grup bëhej fjalë. Udhëheqësi iranian theksoi gjithashtu rëndësinë e “unitetit mes myslimanëve” dhe të mbështetjes së ndërsjellë përballë kundërshtarëve të tyre. Mesazhi vjen në një periudhë të vështirë për Iranin, i cili përballet me pasojat e luftës, sanksionet amerikane dhe presionin ekonomik. Presidenti Masoud Pezeshkian ka pranuar se kufizimet dhe pasojat e konfliktit kanë goditur tregtinë e vendit, me importe dhe eksporte që, sipas tij, kanë shënuar rënie të ndjeshme. Ora 13:59 Irani: Marrëveshja me Omanin për të menaxhuar bashkërisht Hormuzin do të hyjë në fuqi sapo SHBA të përmbush angazhimet e saj Foto:Anije në Ngushticën e HormuzitIrani ka arritur një marrëveshje me Omanin për të rihapur dhe menaxhuar bashkërisht Ngushticën e Hormuzit, por marrëveshja do të zbatohet vetëm pasi Shtetet e Bashkuara të përmbushin angazhimet e përfshira në memorandumin e nënshkruar me Teheranin në qershor. Kështu tha zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi."Megjithatë, marrëveshja nuk do të hyjë automatikisht në fazën e zbatimit, pasi zbatimi i saj është i kushtëzuar nga pala tjetër, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, që të përmbushë angazhimet e saj", tha ai.Sipas Gharibabadi, nëse Uashingtoni nuk i pranon kushtet e Teheranit, "Irani nuk ka nxitim për të rihapur Ngushticën dhe do të mbajë masat e tij mbrojtëse".Marrëveshja parashikon krijimin e një korridori për kalimin e anijeve dhe menaxhimin e tij nga të dy vendet. Share Xh.K/ReportTv.al Gjiri Persik SHBA Mojtaba Khamenei lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31% Drejtësia 66.6% Nuk e di 2.4% Vota total: 290 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?