Përshkallëzimi i revoltës qytetare ka arritur një tjetër pikë kulminante përpara Ministrisë së Arsimit, ku situata ka shkuar në përplasje të drejtpërdrejta dhe ndjekje nga forcat e rendit. Trupat e policisë kanë ndërhyrë me forcë për të shpërndarë protestuesit dhe studentët e grumbulluar pranë godinës së ministrisë. Për të thyer qëndresën qytetare, forcat policore kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotësjellës dhe kanë vënë në përdorim makineritë e ujit me presion, duke e kthyer zonën në një fushë betoje me tym e kaos. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
