Lajme Zone
Tensione pranë Gjykatës në Hagë, policia holandeze apel para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Largohuni, se do të përdorim forcë
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione pranë Gjykatës në Hagë, policia holandeze apel para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Largohuni, se do të përdorim forcë

Reagimi i Policisë erdhi pasi qytetarë iu afruan rrethojave të Gjykatës Speciale.

Tensionet janë shtuar në zonën përreth Gjykatës Speciale, ndërsa policia ka përforcuar praninë e saj në prag të momentit kur pritet të shpallet vendimi. Seanca për shpalljen e vendimit pritet të nis nga ora 10:00. Tubimi pranë Gjykatës Speciale, policia apel qytetarëve para vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Vetëm edhe pak orë na ndajnë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndërsa në Hagë janë shtuar masat e sigurisë.

Reagimi i Policisë erdhi pasi qytetarë iu afruan rrethojave të Gjykatës Speciale.

Përmes një njoftimi me zë, policia ka paralajmëruar se në rast se të pranishmit nuk zbatojnë urdhrin për t'u larguar, do të përdoret forcë.

“Urdhri nga policia është që të largoheni nga ndërtesa e Tribunalit, përndryshe do të përdorim forcë”, thuhet në thirrjen e policisë.

Situata po zhvillohet vetëm pak para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se shpallja e aktgjykimit është caktuar për sot, 16 shtator, në orën 10:00, sipas kohës lokale në Hagë. Seanca është publike dhe do të transmetohet edhe online.

Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Telegrafi po raporton drejtpërdrejt nga Haga për zhvillimet para dhe gjatë shpalljes së aktgjykimit. Seanca do të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe do të jetë publike. Transmetimi në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe do të bëhet me rreth 10 minuta vonesë, çka do të thotë se publiku do të mund ta ndjekë atë praktikisht nga ora 10:10.

Një nga veçoritë e kësaj seance është se aktgjykimi nuk do të shpallet për të katër të akuzuarit në një vendim të vetëm. Trupi gjykues do ta trajtojë çështjen veçmas për secilin prej tyre.

I pari që do të dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi, i ndjekur nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe, në fund, Jakup Krasniqi.

Për secilin prej të akuzuarve do të lexohet verdikti për secilën nga 10 pikat e aktakuzës. Për këtë arsye, procesi i shpalljes pritet të jetë më kompleks sesa një deklarim i vetëm nëse dikush është “fajtor” ose “i pafajshëm”.

Për shumë qytetarë në Kosovë, kjo ditë nuk përfaqëson vetëm një seancë gjyqësore. Që nga mbrëmja e së djeshme, sheshet janë mbushur me qytetarë, flamuj të UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të katër ish-drejtuesve.

Në qytete në mbarë Kosovën janë vendosur flamuj, emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fotografi të katër ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke kërkuar lirimin e tyre si dhe ora që tregojnë edhe sa kohë ka mbetur deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj tyre.

Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimi, që shpallet paraditen e 16 shtatorit, vlerësohet si një ndër më të rëndësishmit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, që u themelua më 2015.tubimi pranë gjykatës speciale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Specialja përballë flamujve të UÇK-së, sot vendimi për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin 16 Shtator 2026, 08:3108:31Kosova Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë? 16 Shtator 2026, 08:2508:25Kosova “Zjarret e lirisë” në Prishtinë, qytetarët kalojnë natën në shesh në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së 16 Shtator 2026, 07:3107:31Kosova Haga vendos sot fatin e Hashim Thaçit, ish-ambasadori: Jam i shqetësuar, janë shpenzuar 500 mln euro 16 Shtator 2026, 07:3207:32Kosova Dita e verdiktit për ish-krerët e UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë sot në Hagë 16 Shtator 2026, 07:2807:28Kosova Dy orë për verdiktin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haga njofton detajet e seancës 15 Shtator 2026, 22:5522:55Kosova