Lajme Zone
ALO PRONTO 2? Rrjeti i “teknikëve” që “rrjep” britanikët nga Tirana; fijet çojnë te Elisian Bici, drejtori i OST-së nën hetim për tenderë korruptiv
PolitikëPamfleti

ALO PRONTO 2? Rrjeti i “teknikëve” që “rrjep” britanikët nga Tirana; fijet çojnë te Elisian Bici, drejtori i OST-së nën hetim për tenderë korruptiv

Pamfleti ka zbërthyer më parë modelin ALO PRONTO, ku britaniku që kërkon në Google një hidraulik apo elektricist pranë shtëpisë përfundon te një strukturë marketingu që administron telefonatën, gjen teknikun dhe kontrollon rrugën nga reklama deri te fatura. Dosja e re çon te një rrjet tjetër shqiptar, me disa kompani në Tiranë dhe Britani, qindra faqe të ndërtuara për kërkimet “lokale” dhe një rreth biznesi ku del edhe emri i administratorit të sotëm të OST-së, Elisian Bici.

Foto ilustruese/ Britanikëve u premtohet një hidraulik apo elektricist “lokal” me 45-49 paund, ndërsa qindra prej tyre tregojnë se në fund janë përballur me fatura prej disa qindra paundësh. Gjurmët e këtij biznesi të çojnë te një grup shqiptarësh dhe kompanish të ngritura mes Tiranës e Britanisë. Mes ortakëve të tyre del edhe Elisian Bici, drejtori i OST, nën hetim nga SPAK për afera të dyshuara me tenderë... Një makineri marketingu e ngritur mes Tiranës dhe Britanisë kap klientët që kërkojnë hidraulikë e elektricistë “lokalë”, i fut në një sistem ndërmjetësimi dhe i përball me fatura që sipas qindra denoncimeve nisin me 45-49 paund dhe përfjnë në disa qindra. Pas kompanive përsëriten Zamir Palushi, Gentian Haska, Dritan Murati dhe Alba Palushi. Në të njëjtin rreth biznesi shfaqet edhe Elisian Bici, sot administrator i OST-së, ndërsa emri i tij po hetohet nga SPAK për afera të dyshuara me tenderë në një dosje voluminoze.

Pamfleti ka zbërthyer më parë modelin ALO PRONTO, ku britaniku që kërkon në Google një hidraulik apo elektricist pranë shtëpisë përfn te një strukturë marketingu që administron telefonatën, gjen teknikun dhe kontrollon rrugën nga reklama deri te fatura. Dosja e re çon te një rrjet tjetër shqiptar, me disa kompani në Tiranë dhe Britani, qindra faqe të ndërtuara për kërkimet “lokale” dhe një rreth biznesi ku del edhe emri i administratorit të sotëm të OST-së, Elisian Bici. Rrjeti që mashtron Britaninë nga Tirana? Një skemë e dyshuar me kompani shqiptare, emra të njohur dhe gjurmë dixhitale 5 Gusht, 15:08 Në Tiranë ndodhet Digital Marketing Innovation, DMI. Kompania thotë vetë se u krijua në vitin 2019 dhe se tregu i parë ku nisi shërbimet ishte Britania, ndërsa aktiviteti i saj përfshin marketing dixhital, call-center, teleselling dhe telemarketing. Në krye të saj paraqitet kuksiani Zamir Palushi, ndërsa DMI ka reklamuar përdorimin e Google Ads dhe Local Service Ads për tregjet e huaja.

Vetëm katër ditë pas krijimit të DMI-së, më 20 shtator 2019, në Britani regjistrohet TRADERS DIGITAL MARKETING LTD. Kompania më vonë merr emrin BEST TECHNICIANS TECHNOLOGIES LTD, ndërsa në strukturën e kontrollit dalin Gentian Haska, Dritan Murati dhe Alba Palushi. Reklamimi, teknologjia, instalimet elektrike dhe hidraulike bashkohen brenda së njëjtës histori biznesi.

Për konsumatorin britanik rrjeti shfaqet përmes 24/7 Best Emergency Services. Faqja ka ngritur një mozaik të madh faqesh për hidraulikë, elektricistë, teknikë gazi dhe shërbime emergjente në Londër, Manchester, Liverpool, Birmingham, Leeds, Glasgow, Edinburgh, Bristol dhe dhjetëra qytete të tjera. Klienti kërkon “plumber near me” ose “local electrician” dhe përballë i del një shërbim i ndërtuar posaçërisht për qytetin ku jeton.

Pas kësaj fasade qëndron LOCAL EMERGENCY FIXERS LTD, kompania që kushtet e 24/7 e identifikojnë si operatorin e platformës. Ajo merr kërkesën e klientit dhe ia kalon punën një tekniku të pavarur. Dritan Murati kontrollon të paktën 75 për qind të kompanisë dhe mban edhe drejtimin e saj.

Paraja nis me një shifër të vogël. 24/7 reklamon një tarifë prej 49 paundësh për ardhjen e teknikut, ndërsa më tej hyjnë puna, diagnostikimi, testimi, materialet dhe TVSH-ja. Tarifat orientuese shkojnë deri në 220 paund në orë për hidraulikun, 250 paund për elektricistin dhe 280 paund për drenazhin.

Kushtet e Onsite Technician, platforma ku regjistrohen teknikët, tregojnë pjesën tjetër të mekanizmit. Për punët që merr nga sistemi, tekniku paguan si komision 50 për qind të vlerës së punës, pa materialet dhe TVSH-në. Një faturë më e lartë prodhon edhe një komision më të madh për ndërmjetësin që ka sjellë klientin.

Qindra britanikë e kanë përshkruar këtë përvojë në Trustpilot. Profili i 24/7 Best Emergency Services ka grumbulluar qindra vlerësime dhe një rezultat rreth 1.1 nga 5, ndërsa në denoncime përsëriten raste ku telefonata nis me 45 ose 49 paund dhe mbyllet me kërkesa për 300, 350, 400 apo më shumë paund. Britania e njeh këtë model. National Trading Standards ka hetuar përmes Operation Bella biznese që tërhiqnin klientët nga Google me reklama për hidraulikë “lokalë”, ndërsa më pas konsumatori lidhej me një strukturë tjetër dhe përballej me tarifa të shtuara. Hetimi britanik përfi edhe me pranime fajësie për fraudulent trading nga drejtues të kompanive të përfshira. Rrjeti që del nga Tirana ecën mbi të njëjtën autostradë dixhitale. Google sjell klientin, fjala “local” krijon afërsinë, platforma administron kërkesën dhe një teknik i tretë shkon në shtëpi. Në mes qëndron ndërmjetësi që merr një pjesë të faturës.

Pikërisht këtu rikthehet emri i Elisian Bicit, administratorit të OST-së. Më 16 shtator 2020, Bici, Zamir Palushi dhe Gentian Haska themeluan së bashku ECOBUILDSCAPE, secili me nga 33.33 për qind të kapitalit. Statuti i kompanisë i vendos drejtorin e sotëm të OST-së në të njëjtën tavolinë biznesi me Palushin dhe Haskën, dy nga emrat që shfaqen në rrjetin ekonomik të lidhur me operacionin britanik.

Lidhja shkon më tej. ECOBUILDSCAPE dhe Digital Marketing Innovation kanë përdorur të njëjtin numër telefoni shqiptar dhe të njëjtën adresë historike në Tiranë. Databaza të biznesit e lidhin Bicin edhe me interes pronësor 30% te DMI, kompania që e kishte Britaninë si tregun e parë dhe që ndërtoi aktivitetin e saj mbi marketingun dixhital, Google dhe shërbimet call-center.

Kështu, administratori i sotëm i OST-së shfaqet në një rrjet privat ku Palushi drejton DMI-në, Haska dhe Murati dalin në strukturën britanike Best Technicians Technologies, Alba Palushi figuron në pronësinë e kompanisë britanike dhe Murati kontrollon Local Emergency Fixers, subjektin që operon sot 24/7 Best Emergency Services.

Elisian Bici dhe Zamir Palushi kanë qenë ortakë të drejtpërdrejtë. Elisian Bici dhe Gentian Haska po ashtu. Marrëdhënia është shkruar në kapitalin e kompanisë së tyre dhe në dokumentet e regjistrimit. Pikërisht kjo e bën figurën e drejtorit të OST-së shumë më të rëndësishme në këtë histori sesa një njohje apo afërsi personale me njerëzit e rrjetit.

Sot Elisian Bici administron një nga kompanitë më të rëndësishme shtetërore të vendit. Sipas burimeve, ai po hetohet nga SPAK për disa afera të dyshuara me tenderë të OST-së, një dosje që do të trajtohet veçmas në vijim. Historia e tij e biznesit, ndërkohë, e vendos drejtorin e OST-së mes njerëzve që kanë ngritur kompani dhe interesa të përbashkëta në një ekosistem biznesi që shtrihet nga Tirana deri te konsumatori britanik.

Në Britani, klienti kërkon në Google një hidraulik “lokal” dhe mund të përfjë me një faturë prej disa qindra paundësh. Në Tiranë ndodhen kompanitë dhe njerëzit që ushqejnë pjesën dixhitale të këtij mekanizmi. Në dokumentet shqiptare, pranë Palushit dhe Haskës, shfaqet vazhdimisht edhe Elisian Bici, administratori i OST-së.

Ky është elementi që i jep dosjes një dimension tjetër. Njeriu që sot kontrollon administrativisht një nga nyjet strategjike të energjisë shqiptare ka pasur dhe ka kapital të përbashkët me njerëzit që dalin pas një rrjeti biznesesh dixhitale dhe shërbimesh emergjente në Britani. Në njërin krah është posti publik i Bicit dhe informacioni për hetimin e tenderëve. Në krahun tjetër janë ortakët e tij privatë, Google, call-center-at, kompanitë britanike dhe qindra konsumatorë që ankohen për fatura të kripura.

Nga DMI në Tiranë te Best Technicians Technologies, nga Local Emergency Fixers te 24/7 Best Emergency Services, emrat ndryshojnë dhe kompanitë ndërrojnë pozicione. Në rrethin e njerëzve që i lidhin këto interesa qëndrojnë Palushi, Haska e Murati. Pranë tyre, me firmë dhe kapital të përbashkët, qëndron edhe drejtori i OST-së, Elisian Bici. /Pamfleti new project 2026 09 16t140811332 screenshot 2026 09 16 140035 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia “Shushunja“ IuteCredit Albania, 11.4 mln euro drejt Estonisë/ 6.3 mln euro vetëm për “menaxhim”, çfarë kontrolluan Tatimet? 15 Shtator 2026, 16:3416:34Anti-Mafia A do t’i prek SPAK-u Olsin e Edit dhe Shkëlzenin e Saliut, tani që prokurorëve iu bënë pagat 10 mijë Euro? 15 Shtator 2026, 11:0211:02Anti-Mafia Bashkia Elbasan në shërbim të "Rozafa Fish City"/ Gjergj Luca “beu” i Labinotit, 1.2 km asfalt në pyll drejt 44 hektarëve të tij 14 Shtator 2026, 20:4020:40Anti-Mafia Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do hetohet nga SPAK, nëse është e Blendi Klosit? 14 Shtator 2026, 12:2612:26Anti-Mafia Rama, mashtruesi kronik i shqiptarëve; gënjeu për resortin e Trumpëve në Sazan, ndërsa buxheti i shtetit paguan 142 milionë euro 13 Shtator 2026, 12:0112:01Anti-Mafia Rama-Berisha në 'Prezenca Besnike': Kryeministri Rama i dhuron 9 hektarë tokë e 81 mijë m² plazh 'prestanomes' të Shkëlzen Berishës, Shkëlqim Beshiri 12 Shtator 2026, 11:1111:11Anti-Mafia