Tensionet vijojnë para Parlamentit, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestën kundër votimit të draftit të Partisë Socialiste për Reformën Administrativo-Territoriale. Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara, të cilat parashikojnë edhe shkrirjen e disa bashkive. Situata është tensionuar në momentin kur disa qytetarë kanë tentuar të heqin barrierat metalike të vendosura në zonën e protestës. Në përgjigje, efektivët e policisë kanë përdorur spraj lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit.
Si pasojë e përdorimit të sprajit, disa prej qytetarëve kanë shfaqur shqetësime dhe janë ndjerë keq.
Protesta vijon ndërsa jashtë Parlamentit janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa brenda Kuvendit pritet të vijojë diskutimi dhe votimi për reformën territoriale. Përshkallëzohet protesta, policia sulmon me gaz lotsjellës, disa qytetarë në spital
8 Tetor, 11:53 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

