Lajme Zone
Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve. Përplasje në shesh
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë, policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesëmarrësve. Përplasje në shesh

Tension para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve.

Tension para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, kërkesë që ka shkaktuar reagime dhe debate mes efektivëve dhe qytetarëve. Protesta është thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tubimi zhvillohet në sheshet e Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës.

Policia më herët u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të tregojnë maturi, të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë sigurinë publike.

Për shkak të protestës, autoritetet kanë paralajmëruar edhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të Prishtinës. Top Channel