Tensione e kaos para Kryeministrisë. Në drejtim të protestuesve është hedhur ujë. Pranë Kryeministrisë janë angazhuar forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së. Në terren kanë “zbarkuar” gjithashtu edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe zhvillimet përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë kordonit policor, ndërsa tensionet dhe përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve janë shënuar disa herë gjatë mbrëmjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia Tirane
